Agjencia Zhurnal.mk

Publikohet paga mesatare për muajin shtator në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 19 nëntor, zhurnal.mk – Paga mesatare neto për muajin shtator 2019 ka arritur shumën e 25.435 denarë dhe sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika është vërejtur rritje për 4.4 përqind në krahasim me muajin shtator të vitit të kaluar.

Kjo rritje vjen si shkak i rritjes së pagës mesatare neto tek të punësuarit në sektorët e transportit dhe magazinë për 8.8 përqind, shërbime dhe veprimtari administrative për 7.9 përqind dhe në veprimtarit shëndetësore dhe mbrojtje sociale për 7.3 përqind.

Rritje të pagës mesatare neto, në krahasim me muajin e kaluar, është vërejtur edhe tek sektori ndërrmarjeve publike dhe mbrojtje, sigurimi i detyrueshëm shoqëror për pesë përqind, arsim për tre përqind dhe industri prodhuese për 1.9 përqind.

Paga mesatare bruto për muajin shtator 2019 ishte 37.797 denarë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...