Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Publikohet përmbajtja e një letre të pahapur për më shumë se 300 vjet

Një letër e shkruar më 31 korrik 1697, nuk arriti kurrë të mbërrijë te personi që ishte destinuar.

Letra u gjet në Holandë, midis viteve 1689 dhe 1706, në një arkë druri me 577 letrave të tjera të padërguara dhe të mbyllura, të cilat u ruajtën në një muze në Hagë.

Deri më tash këto letra nuk u hapën asnjëherë për të mos dëmtuar teknikën e veçantë të mbylljes që ato kishin.

Në ato kohë të largëta, kur mungonte zarfi dhe kode të ndryshme të sigurisë, hartuesve të letrave iu duhej të përdornin një teknike të specifike të mbylljes së letrës, një lloj palosjeje të ndërlikuar që ruante privatësinë e tekstit.

Megjithatë, një ekip kërkimor ka gjetur një mënyrë për të lexuar një nga letrat pa e shpalosur atë. Kjo është arritur duke përdorur një skaner me rreze X dhe algoritme kompjuterike. Teknika zbuloi përmbajtjen e letrës që është një kërkesë nga dërguesi, Jacques Sennacques, ndaj kushëririt të tij, marrësit Pierre Le Pers, një tregtar francez, për një kopje të njoftimit mbi vdekjen e Daniel Le Pers.

Përmbajtja duket jo dhe aq e rëndësishme, por studiuesit thanë se letra jep një pasqyrë interesante të jetës sociale të njerëzve të zakonshëm të asaj kohe. \ a2news

Postime të ngjashme

Kjo çantë në formë aeroplani e Louis Vuitton kushton ‘më shumë sesa disa aeroplanë të vërtetë’

S.B.

Një Tesla me shpejtësi rreth 160 km/orë godet disa makina të parkuara, pastaj përplaset në një shtëpi në Florida

S.B.

Hapën themelet e një ndërtese, banorët e një fshati në Indi gjetën një enë të mbushur me stoli ari dhe argjendi – por gëzimi i tyre zgjati shumë pak

S.B.

Mësim në plazh për nxënësit në Spanjë

S.B.

Stërvitësi vritet nga ariu i cirkut pasi harroi të hiqte maskën e koronavirusit në kafazin e tij

S.B.

NASA nxjerr një imazh spektakolar nga planeti Mars

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...