Agjencia Zhurnal.mk
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

Publikohet programi i ri Erazmus+ 2021-2027

Shkup, 30 mars – Zhurnal.mk – Komisioni Evropian e miratoi dhe e publikoi programin e ri Erazmus+ për periudhën shtatëvjeçare (2021-2027). Është projektuar me buxhet prej 28,4 miliardë euro për të gjithë periudhën dhe është planifikuar t’i përfshijë mbi 10 milionë pjesëmarrës, kumtoi Agjenci kombëtare për programe evropiane arsimore dhe mobilizim.

Agjencia informoi edhe për doracakun programor për programin Erazmus+, i cili është publikuar në ueb faqen zyrtare të Agjencisë dhe thirrjen për aplikim për vitin 2021.

Projekti për propozim projektet i përfshin aksionet vijuese të programit Erazmus+: Aksionin kryesor (KA1) – Mobilizimi për mësimin e individëve; Aksioni kryesor2 (KA2) – Bashkëpunimi midis organizatave dhe institucioneve; Aksioni kryesor 3 (KA3) – Mbështetja e zhvillimit të politikave dhe bashkëpunimit.

“Çdo trup publik ose privat aktiv në fushën e arsimit, trajnimit, të rinjve dhe sportit mund të aplikojë për financim në kuadër të programit Erazmus+. Krahas kësaj, një grup të rinjsh të cilët janë aktivë në punën e të rinjve, por nuk është e thënë në kontekst të organizimit të të rinjve, mund të aplikojnë për financimin për mobilizim për mësimin e të rinjve dhe punonjësve si edhe për partneritetet strategjike në fushën e të rinjve”, kumtoi Agjencia kombëtare.

Detajet për kushtet e kësaj thirrje për propozim-projekte, përfshirë edhe prioritetet, mund të gjenden në Doracakun për programin Erazmus+2021.

Postime të ngjashme

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

Zoran Zaev: Kufiri me Greqinë hapet nesër

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...