Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Publikohet thirrje publike për përmirësimin e efikasitetit energjetik të objekteve komunale

Shkup, 14 maj – Zhurnal.mk – Ministria e Financave publikoi thirrje publike për komunat lidhur me shfrytëzimin e mjeteve për investime në ndërtesat komunale me efikasitet energjetik, me fond të përgjithshëm prej 10.5 milionë euro.

“Vlera e huasë për një vetëqeverisje lokale mund të variojë nga 50 mijë euro deri në 750 mijë euro dhe kjo varet nga kapaciteti i lirë për huamarrje të komunës dhe vlera e vlerësuar e projektit të propozuar të komunës. Si rezultat i nënshkrimit të marrëveshjes me Ministrinë e Financave, 80% e këtyre mjeteve do të merren nga komuna si nënhua, ndërsa pjesa tjetër prej 20% si grant. Njëkohësisht, Ministria e Financave në kuadër të mjeteve të siguruara për projektin përkatës, do të mbulojë edhe shpenzimet për përgatitjen e revizionit energjetik dhe dokumentacionit teknik për projektet”,theksojnë nga Ministria e Financave.

Përkujtojnë se para një jave më parë ministri i Financave Fatmir Besimi dhe drejtori i Bankës Botërore në Republikën e Maqedonisë Massimiliano Paolucci nënshkruan Marrëveshjen për hua lidhur me Projektin për efikasitet energjetik në sektorin publik që do të realizohet përmes Njësisë projektuese për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP. Objektivi kryesor është zvogëlimi i konsumit të energjisë në sektorin publik, si dhe përmirësimi i nivelit dhe cilësisë së ndërtesave publike dhe ndriçimi publik. Të drejtë për shfrytëzimin e mjeteve nga ky komponent, kanë të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale.

“Projekti për efikasitet energjetik” përbëhet nga një komponent i fuqishëm zhvillimor dhe ka rëndësi të madhe, veçanërisht në kushtet aktuale kur po përballemi me efektet e krizës së koronës në ekonomi. Injektimi i mjeteve në projekte që kanë vlerë të fuqishme të shtuar, ka rëndësi të madhe së pari për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe më tej edhe për përshpejtimin e rritjes ekonomike – theksoi ministri Besimi në ngjarjen e organizuar me rastin e promovimit të këtij projekti. Vlera e përgjithshme e “Projektit për efikasitet energjetik” është 25 milionë euro, me ç’rast një pjesë e këtyre mjeteve janë të destinuara për investime për efikasitet energjetik në ndërtesat e pushtetit qendror, në sektorin e shëndetësisë, si dhe në drejtim të vendosjes së Fondit për efikasitet energjetik.

Postime të ngjashme

Ministria e Arsimit pa detaje për vitin e ri shkollor në shtator

Zekirija Haxhiu

VMRO: Kompromisi për gjuhën, tradhti kombëtare

Zekirija Haxhiu

19 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid

Zekirija Haxhiu

Këshilli i BE-së me mbështetje të madhe për propozimin portugez

Zekirija Haxhiu

Pahor: Do të ishte tragjike për Shkupin nëse vetëm Shqipëria mer dritë jeshile për negociata

Zekirija Haxhiu

Prej nesër në Greqi mund të hyhet edhe me test të shpejtë

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...