Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

nga D V

Është publikuar në mediat gjermane një fotografi ku shihet duke u plagosur një person, i cili thuhet se është i afërt me njërin nga autorët e vrasjes së boksierit kosovar, Besar Nimani.

Dje (e mërkurë) gjatë mesditës është mbajtur gjyqi ndaj Huseyin Akkurt, i cili akuzohet në lidhje me vrasjen e boksierit kosovar. Pas përfundimit të seancës, në afërsi të Gjykatës janë dëgjuar të shtëna të shumta armësh në qendër të qytetit Bielefeld.

Nga të shtënat thuhet se kanë mbetur të plagosur tre persona, ku dy nga ta thuhet se ishin familjarë të autorit Akkurt, ku më vonë u tha se njëri nga ta edhe ndërroi jetë.

Mediat gjermane tashmë kanë publikuar një video ku shihet një burrë i plagosur në këmbë, ku një dëshmitar okular filmon skenat dramatike që ndodhën para gjykatës rajonale të mërkurën pasdite.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More