Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Publikohet videoja e fundit në Facebook e postuar nga mbështetësja e Trump, pak para se ajo të vritej nga polici amerikan

Protestuesja e cila u qëllua dhe u vra ndërsa po “sulmonte” ndërtesën e Kongresit në SHBA, ndau emocionet e saj në një video në Facebook disa momente para konfrontimit të saj fatal me policinë.

Sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, Ashli Babbitt, një veterane 35 vjeçare e Forcave Ajrore dhe mbështetëse e ashpër e Donald Trump, vdiq nga një plagë me armë në gjoks pasi ajo u bashkua me dhjetëra protestues që hynë në Capitol për të protestuar për fitoren e Joe Biden në zgjedhje.

Por vetëm disa minuta më parë, Babbit ndau një video të saj duke marshuar drejt ndërtesës historike pasi shikoi tubimin ku Trump inkurajoi mbështetësit e tij të shkaktonin trazira, shkruan më tej Daily Mail.

Ajo u shpreh e lumtur me ‘turmën’ përreth saj, për të cilën tha se përfshinte ‘rreth tre milionë njerëz’.

Ajo përfundoi klipin e shkurtër duke deklaruar: ‘Zoti i bekoftë patriotët amerikanë’.

Por, siç shkruan më tej Daily Mail, përkundër pretendimit të Babbit se miliona njerëz po merrnin pjesë në marshim, fotot dhe imazhet nga vendi i ngjarjes treguan vetëm disa mijëra njerëz.

Videoja shënoi herën e fundit që Babbit iu drejtua ndjekësve të saj të mediave sociale para se ajo të vritej brenda në Capitol.

Postime të ngjashme

Sulmi terrorist në Suedi, ja çfarë deklaroi policia: Agresori një 20 vjeçar nga Afganistani

S.B.

Pavarësisht vrasjeve, në Mianmar vazhdojnë protestat

S.B.

Sa % e zviceranëve kanë antitrupa

S.B.

SHBA shpreh shqetësim për gjobat ruse kundër REL-it

S.B.

BE paralajmëron për një krizë shoqërore pas pandemisë

S.B.

OKB: Mësimi në distancë `emergjencë katastrofike arsimore`

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...