Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

“Puna ime, të drejtat e mia!”, fushatë për ngritjen e ndërgjegjës për të drejtat e punëtorëve

Shkup, 28 janar – Njohja e të drejtave të punëtorëve është hapi i parë drejt praktikës së tyre të suksesshme, për shkak të së cilës është e nevojshme të rritet ndërgjegjësimi i opinionit për punëtorët, të rinjtë dhe punëdhënësit për të drejtat dhe detyrimet e tyre që vijnë nga punësimi. Për atë qëllim, fillon fushata “Puna ime, të drejtat e mia!”, fillimi i së cilës u paralajmërua sot, informon Zhurnal.mk

Në kuadër të fushatës, do të ndërmerren aktivitete për të informuar të rinjtë që janë ende në proces të arsimit të mesëm ose të lartë dhe në të ardhmen do të ishin pjesë e fuqisë punëtore, të gjithë punonjësve të të gjitha profesioneve, njerëzve që kërkojnë punë dhe punëdhënësve për të drejtat dhe detyrimet që dalin nga legjislacioni i punës.

Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm dhe përmes aktiviteteve në media të ndryshme siç janë rrjetet sociale, Internet portalet, radiot, materialet e shtypura …, fushata do të ofrojë informacione lehtësisht të arritshme dhe të hollësishme në lidhje me të drejtat e punës.

“Kjo fushatë është e një rëndësie të madhe për informimin dhe njohjen me të drejtat dhe detyrimet e punëtorëve, sepse vetëm ata që janë të informuar mirë dhe të njohur me ta mund të luftojnë për të drejtat e tyre dhe të kërkojnë mbrojtje”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në konferencën për shtyp në të cilën u promovua fushata.

Ajo shtoi se është me rëndësi të veçantë që ideja dhe iniciativa për temën që do të jetë në qendër të kësaj fushate të ardhshme për të rritur ndërgjegjësimin për të drejtat e punëtorëve, vjen nga Këshilli ekonomik dhe social, i cili, siç tha ajo, po punon vazhdimisht për të ngritur nivelin dhe cilësinë e dialogut social, efikasitetin dhe efektivitetin e procesit të bashkëpunimit dhe konsultimit midis punëdhënësve, punëtorëve dhe qeverisë për të gjitha politikat dhe çështjet e rëndësishme që prekin sferën socio-ekonomike.

Nikola Bertolini, nga zyra e Bashkimit Evropian në Shkup, tha se kjo fushatë do t’i informojë të rinjtë për të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga punësimi dhe legjislacioni i punës. Kjo, tha ai, është veçanërisht e rëndësishme kur hyni në tregun e punës dhe filloni marrëdhënie pune.

Drejtoresha e Inspektoratit shtetëror të punës Jovana Trençeska konsideron se kjo fushatë është jashtëzakonisht e rëndësishme, ndër të tjera edhe për faktin se, siç theksoi ajo, përvoja ka treguar që parandalimi dhe informacioni japin rezultate më të mira në luftimin e ekonomisë gri sesa politikat shtypëse.

Fushatën në gjashtë muajt e ardhshëm do ta realizojë Këshilli ekonomik dhe social në bashkëpunim me projektin e Organizatës ndërkombëtare të punës, të financuar nga Bashkimi Evropian. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

“A1ON” / DOSIE “Merko”: 329 vendime për rrënimin e ndërtimeve të egra rijnë në sirtar

R Zh

Në Kisella Vodë normalizohet furnizimi me ujë

D V

Fillon bekatonizimi i rrugës prapa shkollës fillore në Bukoviq

D V

Sot katër vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes RMV dhe Bullgarisë / Analistët: Kriza politike bullgare do të zgjasë, ne nuk duhet të notojmë në ujin e tyre të ndotur

D V

Sanksionohen 158 shoferë në Shkup, 59 për vozitje të shpejtë

D V

Shahpaska në Berovë në dhënien e lejes në shtëpinë për mbrojtje sociale të personave të moshuar “Dr. Ivan Vllashki”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...