Kryeministri Edi Rama, në një takim me sipërmarrjet, partnerët ndërkombëtar e ekspertë të arsimit u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë, kryesisht atyre që jetojnë në Greqi që të kthehen për të punuar në vendin e tyre.
“E thënë ndryshe sot pa asnjë diskutim, në industrinë e turizmit në Shqipëri, jo vetëm që ka vende pune, por ka vende pune me gatishmërinë për të paguar njësoj si në vendet rreth e rrotull.
Takimi u zhvillua për “Arsimin Profesional Dual” dhe “Fondin Kombëtar të Aftësimit”, një sistem arsimor me bazë punën në biznes në mbështetje të sektorëve prioritarë ekonomikë, bazuar në modelet më të mira të vendeve të zhvilluara si Zvicra dhe Gjermania, i cili do fillojë të implementohet nga ky vit.