Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Punë të denjë dhe të ardhme të sigurt”/ Rama prezanton Portalin Kombëtar të Punësimit

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të mërkurë platformën Portalin Kombëtar të Punësimit, e cila i vjen në ndihmë punëkërkuesëve.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë e quan këtë portal një vendtakim mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve. Po ashtu, ai ka publikuar edhe një video, përmes së cilës sqaron procesin e aplikimit.

“MIRËMËNGJES dhe me risinë tjetër digjitale, Portalin Kombëtar të Punësimit, vendtakimi mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, ju uroj një ditë të mbarë për punë të denjë dhe të ardhme të sigurtë, kliko në http://www.puna.gov.al/”, shkruan Rama.

“Tashmë çdo punëkërkues apo punëdhënës plotëson online dosjen respektive dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme apo kandidatin më të mirë për një vend pune përmes puna.gov.al. Aksesi në platformë realizohet duke vendosur të njëjtat kredenciale si në portalin e-Albania”, sqaron drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj.

Postime të ngjashme

Përhapja e zjarreve/ Rama nxjerr videon: Zmbrapset furia e flakëve drejt Llogarasë

D V

Shqipëria kërkoi ndihmë, Holanda dërgon dy helikopterë dhe 47 ushtarë

D V

Kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nëse është e nevojshme do të përdorim forcën për evakuimin e banorëve

D V

Shqipëri, ​99 raste të reja me COVID-19

D V

Vlorë, banesa përfshihet nga flakët

D V

Zjarret, BE dërgon 2 helikopterë drejt Shqipërisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...