Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Punësime në Gjevgjeli, Dellçevë dhe Berovë të maqedonasve të deklaruar si shqiptarë?

Shkup, 12 qershor – Fondi për Sigurim Shëndetësor ka shpallur konkurs për punësimin e 13 nënpunësve administrativ, ku rrogat do të mbërrijnë mbi 32 mijë denarë apo 500 euro.

Konkursi përfshin disa qytete, por është e çuditshme se në disa komuna ku nuk ka shqiptarë, janë shpallur konkurse ku kërkohet që kuadri të jetë shqiptarë, përcjell portali Republika.

Kjo ndodhë me Gjevgjelinë, Dellçevën dhe Berovën, ku në konkurs kërkohet që i punësuar të jetë i komunitetit shqiptar dhe që do të punësohet në njësinë rajonale të fondit në këto komuna.

Këto punësime janë kritikuar viteve të fundit, pasi që përmes këtyre punësimeve false synohet të rritet numri i përqindjes së shqiptarëve në administratën shtetërore, e cila po ashtu këtyre viteve të fundit ka shënuar rënie.

Postime të ngjashme

Qeveria e RMV-së shpërblen me dy milionë denarë Dejan Georgievskin për suksesin në lojërat olimpike

D V

Vendet e Vishegradit PRO “Mini Schengen-it”: Mbështesin përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së

D V

Digjen pyjet e Kopanicës së Shkupit (Foto)

D V

Meteoalarm portokali, edhe sot mbi 40 gradë Celsius

D V

Vetëm 30% e territorit të vendit ka kanalizime

D V

Bexheti: Caku i radhës për Arbreshën mbetet Olimpiada 2024 në Paris

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...