Punëtorët e industrisë së automjeteve paditën Trumpin dhe Muskin

nga D V

Sindikata e Bashkuar e Punëtorëve të Automjeteve (UAV) ngriti një padi kundër Donald Trumpit dhe Elon Muskut në gjykatën federale të punës sepse dy miliarderët u përpoqën të frikësonin dhe kërcënonin punëtorët në bisedën e tyre publike.

Kandidati republikan për president të SHBA-së, Trump dhe mbështetësi i tij, pronari i rrjetit social X, Musk diskutuan dje në mbrëmje mbi teoritë radikale të njëri-tjetrit në një bisedë të zhvilluar drejtpërdrejt në platformën X.

“Unë po shikoj se çfarë po bëni”, i tha Trump bashkëbiseduesit të tij. “Ju vini, i thoni: “A doni të lini punën?” dhe ata hyjnë në grevë. Dhe kështu ata hyjnë në grevë dhe ju u thoni atyre ‘Mirë, të gjithë jeni pushuar nga puna. Jeni të gjithë të shkarkuar’”.

Disa herë gjatë bisedës mbi këtë temë, si Trump ashtu edhe Musk mund të dëgjohen duke qeshur, shkruan cnn.

Sindikata shpjegoi se ngriti një padi “kundër miliarderëve të pandershëm Donald Trump dhe Elon Musk për përpjekje të paligjshme për të kërcënuar dhe frikësuar punëtorët që mobilizohen përmes aktiviteteve të bashkërenduara, siç janë grevat”.

“Sipas ligjit federal, punonjësit nuk mund të pushohen nga puna për grevë dhe kërcënimi për ta bërë këtë është i paligjshëm”, deklaroi sindikata, e cila ka mbështetur rivalen e Trumpit, kandidaten demokrate për president Kamala Harris.

“Të dy, Trump dhe Musk duan që punëtorët thjesht të mbyllin gojën dhe ata po qeshin hapur për këtë”, shkroi presidenti i sindikatës, Sean Fein dhe shtoi se “kjo është një gjë e sëmurë, e paligjshme dhe e parashikueshme nga këta dy klloun”.

Elon Musk është pronar i rrjetit social X, si dhe i kompanisë hapësinore Space X dhe prodhuesit të automjeteve elektrike Tesla.

Ai është kritikuar në të kaluarën për pengimin e krijimit të sindikatave prej punonjësve të kompanive që drejton në mbarë botën.

Musk kreu pushime masive në Twitter, të cilin e bleu dhe e quajti X. Tesla ka disa muaj që është në konflikt me sindikatat në Suedi dhe Norvegji.

Ish-punonjësit e SpaceX kanë paraqitur disa ankesa në Kaliforni kundër kompanisë, duke pretenduar hakmarrje ndaj punëtorëve që u përpoqën të protestonin ndaj kushteve të punës. Hakmarrja në disa raste përfshinte shkarkimin. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More