Kosovë

Punëtorët teknik të Shërbimit Spitalor në Kosovë, kërkojnë shtesat prej 300 eurove

Zhurnal Ads

Pjesëtarët e personalit mbështetës të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, kanë mbajtur një protestë, të mërkurën.

Arsyeja e protestës është mos-marrja e 300 eurove të shtesave të cilat janë të premtuara nga Qeveria për shkak të punës gjatë pandemisë COVID-19.

Mbi 2.000 punëtorë nuk kanë marrë këtë shumën e parash për të cilën gjë sot kanë dalë në rrugë.

Kastriot Gjoshi, përfaqësues i personeli mbështetës, tha në këtë protestë se të gjithë kanë qenë të rrezikuar nga Coronavirusi dhe se 2.000 punëtorë nuk janë përfshirë në këtë pako për marrjen e pagës mbështetëse prej 300 eurove.

“Ne sot jemi mbledhur këtu për t’i mbrojtur të drejtat tona sepse jemi në dijeni që personeli mbështetës, siç janë administrata, recipsionisttë, IT-të, vozitësit e autoambulancave të cilët e kanë bartur pacientët kanë qenë në mënyrë të drejtpërdrejtë të rrezikuar nga Coronavirusi dhe shumë kategori të tjera, kuzhinierët etj. Të gjithë kemi qenë të rrezikuar dhe jemi të rrezikuar dhe asnjë prej neve nuk kemi marrë pagën mbështetëse prej 300 eurove të cilën e ka premtuar kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri Armend Zemaj. Jemi këtu për të treguar diskriminimin që po e bën menaxhimetin. Kërkojmë që të trajtohemi të barabartë q ëtë gjithë ta kalojmë sa më lehtë”, tha ai.

Postime të ngjashme

Takohen rektorët e universiteteve publike

admin

Qentë endacakë sulmojnë një fëmijë 12-vjeçar, nëna e tij thotë se do të padis Komunën e Prishtinës

admin

Daut Haradinaj: S’hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...