Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Punëtori bie nga lartësia e një ndërtese ku po punonte, arrestohet pronari i kompanisë

Një punëtor ndërtimtarie ka rënë nga një ndërtesë në Prishtinë dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit 24-orësht të Policisë së Kosovës, i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ishte në vendin e punës ka rënë nga ndërtesa dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Policia thotë se, është arrestuar pronari i kompanisë.

“Me rastin janë duke u marrë edhe inspektorët e punës. I dyshuari mashkull kosovar pronar i kompanisë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, përfundon raporti.

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Prokuroria kumton detaje për aksionin anti-drogë: Janë arrestuar 6 persona

R Zh

Disa persona në Prishtinë e rrahin një femër dhe e detyrojnë të abortojë

S.B.

EMRAT/ Ish-kryeplaku dhe i biri në krye të grupit të trafikut të drogës! Si bëhej shitja nga Korça në Fier

S.B.

Një automjet me 12 emigrantë është rrokullisur derisa po ikte nga policia

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...