Punëtori “Ç’farë paraqet dhe pse është i rëndësishëm Ligji për shërbime dixhitale (Digital Services Act) i BE-së?

nga D V

Shkup, 16 janar – Punëtori për shërbime dixhitale dhe media “Ç’farë paraqet dhe pse është i rëndësishëm Ligji për shërbime dixhitale (Digital Services Act) i BE-së?, do të mbahet sot në Dhomën Publike në organizim të Fondacionit për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”.

Punëtoria ka për qëllim të nxisë ndërgjegjësimin e organizatave të shoqërisë civile dhe mediave në Maqedoninë e Veriut për rëndësinë e harmonizimit të legjislacionit të Maqedonisë me Ligjin për shërbime dixhitale të Bashkimit Evropian qëllimi i së cilës është të parandalojë aktivitetet joligjore dhe të dëmshme të internetit, si dhe përhapjen e dezinformatave, me ç’rast duke garantuar sigurinë e përdoruesve, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe krijimin e një mjedisi korrekt dhe të hapur për patformat onlajn.

Në kuadër të punëtorisë do të prezantohen edhe rezultatet e analizës për gatishmëri rregullatore dhe institucionale të Maqedonisë së Veriut për harmonizim me Ligjin për shërbime dixhitale të BE-së.

Punëtoria realizohet si pjesë e projektit “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm dixhital të BE-së”, i cili ka për qëllim t’i avancojë standardet për të drejta dixhitale në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të kontribuojë për integrimin e tij të suksesshëm në tregun e vetëm dixhital. Kjo nismë paraqet përpjekje të përbashkëta për ballafaqimin me standardet e pabarabarta për të drejta dixhitale në vendet e Ballkanit Perëndimor përmes qasjes me shumë palë për të arritur ndryshime domethënëse.

Projekti është financuar nga Fondacionet Shoqëri e Hapur – Ballkani Perëndimor, ndërsa e zbatojnë Partnerët Serbia (Serbia), Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Pse jo? (Bosnja e Hercegovina), OJQ 35 mm (Mali i Zi), Women in Tech Kosovo (Kosovë) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (Shqipëri).

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More