Punimet ndërtimore në rrugën Elbasan – VK Qafthanë, afër Strugës po zhvillohen sipas dinamikës së parashikuar

nga D V

Tiranë, 4 nëntor – Punimet ndërtimore për zgjerimin e rrugës Elbasan – vendkalimi kufitar Qafthanë, afër Strugës, e cila është pjesë e Korridorit 8, po zhvillohen sipas dinamikës së planifikuar, publikoi kryeministri shqiptar Edi Rama.

“Ky drejtim rrugor konsiderohet si një nga më të rëndësishmit në vend, një rrugë që do të lidhë Durrësin-Elbasanin-Librazhdin-Qafthanën, për të vazhduar më tej drejt Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Nga investitori kërkua që ndërtimi të ndahej në disa faza, në mënyrë që realizimi i punës të jetë më fleksibël, si nga ana menaxheriale, ashtu edhe nga ajo ekonomike”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Rruga Elbasan-Qafthanë është e kategorisë B, me katër korsi, nga dy nga secila anë, me ndarëse dhe me të gjitha parametrat e rrugës dhe me shpejtësi minimale 110 kilometra në orë. Është planifikuar ndërtimi i një bajpasi në Elbasan, për të mos hyrë në qytet.

Realacioni prej 50.12 kilometra mes Qafthanës dhe Elbasanit e cila kalohej prej një orë e gjysmë, shkurtohet në 35 minuta me autostradën e re.

“E ndërtuar më shumë se dy dekada më parë, investimet e vetme ishin në mirëmbajtjen e saj. Në analizën tonë vlerësojmë se zgjerimi i rrugës do të zvogëlojë aksidentet në komunikacion dhe bllokimet e shpeshta, do të lehtësojë qarkullimin dhe do të shkurtojë kohën e udhëtimit, si në drejtim të Maqedonisë ashtu edhe në drejtim të Korçës, duke rritur shpejtësinë maksimale të lejuar, konfirmojnë nga Agjencia shtetërore për rrugë.

Punimet kanë nisur në dhjetor 2022 dhe janë planifikuar të përfundojnë deri në fund të vitit. Një pjesë e rrugës është hapur për qarkullim në qershor të këtij viti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More