Shkup, 18 janar – Në shi e në borë, në diell apo në acar – kështu fillon dita e 42 vjeçarit nga Shkupi, Xhemil Osmani, i cili mundohet ta sigurojë kafshatën e gojës.
Në semaforë shet aromatikë për vetura. Edhe gruaja e tij punon me kontratë në vepër, megjithatë të hollat e të dyve nuk mjaftojnë që ta kalojnë muajin.
Janë prindër të 4 fëmijëve, Nazlijes 15 vjeçe, Jusufit 12 vjeç, Bunjaminit 9 vjeç dhe Muhamedit 15 muajsh.
Përveç vështirësive për të siguruar kafshatën, Xhemaili thotë se djali i tij, Jusufi, ka ngecje në zhvillim. Sipas dokumenteve që i siguruam nga shkolla, Jusufi në moshën 10 vjeçe ka pasur IQ 69, ndërsa mesatarja e këtij koeficienti për këtë moshë është 90-110.
Para disa vitesh Jusufi është trajtuar në defektolog, por për shkak të mungesës së mjeteve financiare, prindërit janë detyruar që ta ndërpresin trajtimin. Tani Xhemili tregon se për shkak të gjendjes së të birit, nuk mund të punojë me orar të plotë.
Familja Osmani nga të gjithë njerëzit human kërkon ndihmë për pagesën e qirasë apo sigurimin e një vendi për jetesë ku nuk do të kenë qira, që edhe ata të kenë një jetë stabile si të gjithë të tjerët.
Të gjithë njerëzit human që duan t’i zgjasin dorën kësaj familje, këtë mund ta bëjnë në xhirollogarinë që është në ekran si dhe mund t’i kontaktojnë drejtpërdrejtë në numrin e telefonit 077 222 093.
Numër për kontakt: 077222093
Xhirollogaria: NLB BANKA
ZIHALE OSMANI
210501661526241