Shkup, 22 mars – Shoqëria jonë duhet të jetë më e përgatitur për këtë që ndodhë në shumë vende të botës, importi i fuqisë punëtore nga shtete të huaja, posaçërisht ato të Lindje, Afrikës, Indisë e të tjera vende. Edhe pse vendet perëndimore po preferojnë më shumë fuqi punëtore të huaj nga vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos Gjermania e cila ka tërhequr një numër të madh të të rinjve nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria. Rreth 1000 kuzhinierë, kamarierë dhe punonjës tjerë turistikë nga Nepali, Filipinet, India dhe vende tjera të largëta do të vijnë në Strugë dhe Ohër për të mbushur mungesën e stafit të punonjësve turistik këtë verë, shkruan Zhurnal.
Mungesa e punëtorëve në vend do të sjellë punëtorë të huaj nga jashtë –
Rreth 1000 kuzhinierë, kamarierë dhe punonjës tjerë turistikë nga Nepali, Filipinet, India dhe vende tjera të largëta do të vijnë në Strugë dhe Ohër për të mbushur mungesën e stafit të punonjësve turistik këtë verë.
Në bregun e Liqenit të Ohrit, pothuajse të gjithë objektet hotelierike dhe restorantet janë në kërkim të punëtorëve.
Mungesa e punëtorëve në vendin tonë filloi disa vite më parë, kur punonjësit lokal filluan të largohen drejt vendeve të Evropës, kryesisht Kroaci dhe Greqi, për paga më të larta.
“Ne tashmë fillojmë të mendojmë, kemi marrëveshje me punonjës turistikë të cilët duhet të vijnë të punojnë nga disa vende pak më të largëta, priten filipinet, punonjës nga Nepali, India dhe vende të ngjajshme. Në këto vende, rroga është shumë e ulët, ndërsa ka fuqi të madhe punëtore, kështu që një pjesë e fuqisë punëtore, shkojnë për të punuar në vendet ku ka nevojë dhe hapësirë për punë”, thotë kryetari i HOTAM, Krste Bllazheski.
Nga shoqata e hotelierëve thonë se do të jetë pak sfiduese sezonin e parë që do vijnë këta punonjës për shkak se ka barriera në gjuhë dhe kulturë, megjithatë, duke qenë se mungesa e punëtorëve lokal çdo vit e më shumë thellohet, planifikohet që punonjësit turistikë që do të vijnë nga vendet tjera të qëndrojnë më gjatë, me ç’rast do të mësojnë gjuhën dhe kulturën e vendit.
“Pak është problem barriera e gjuhës, por kushdo që don të mësojë diçka, për 2-3 vite do të fillojë ta mësojë gjuhën, ndërsa një pjesë tjetër e fuqisë punëtore nuk do të kenë shumë kontakt me mysafitët, kështu që ata mund ta mbulojnë mungesën pa problem. Jemi të vetëdijshëm që mund të jetë problem, se edhe ne kur shkojmë në vende tjera kërkojmë punë, nuk e dimë gjuhën por e mësojmë, kështu që njëjtë ndodh edhe me këta punonjës që do të vijnë këtu”, shprehet Krste Bllazheski.
Punëtorët të cilët vijnë nga këto vende do të paguhen sipas standartit dhe rrogave në vendin tonë.
Shoqëria jonë duhet të përgatitet që të adaptohet me punëtorë të huaj në vend –
Shoqëria jonë duhet të jetë më e përgatitur për këtë që ndodhë në shumë vende të botës, importi i fuqisë punëtore nga shtete të huaja, posaçërisht ato të Lindje, Afrikës, Indisë e të tjera vende. Edhe pse vendet perëndimore po preferojnë më shumë fuqi punëtore të huaj nga vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos Gjermania e cila ka tërhequr një numër të madh të të rinjve nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria.
Por, shoqëria jonë duket që ende nuk e ka arrit pjekurinë e duhur për të pranuar një skenarë të tillë, kjo më së miri u dëshmua kur para një viti një grup prej 30 personash i njohur si grupi Lev Tahor, këto të fundit nuk gjetën dot vend në Maqedoninë e Veriut në asnjë qytet sepse paragjykoheshin e sulmoheshin nga qytetarët ku ata banonin, panikë dhe frikë e madhe që pastaj të njëjtët u larguan nga vendi. E gjithë kjo përshkak të ksenofobisë së qytetarëve të këtij vendi duke mos qenë gati të pranojnë në mes qytetarë që vijnë nga vende tjera dhe me kultura krejtësisht tjera, si për nga veshja, dukja, ngjyra e lëkurës e të tjera.
Ndryshe, kjo gjendje nuk ka ardhur befasisht ose pa pritur, por si pasojë e mungesës së hartimit të politikave të mirëfillta për të joshur të rinjtë në tregun e punës në vend, ka detyruar të rinjtë të kërkojnë këtë mundësi larg vendit të tyre. Por, duhet të theksojmë që tanimë nuk është vetëm çështja e punësimit, janë edhe shumë shkaqe të tjera pse të rinjtë braktisin vendit si mungesa e meritokracisë, partizimi i skajshëm i secilit institucion, mungesa e drejtësisë, diskriminim në çdo rrafsh, e të tjera.
Megjithatë, në asnjë formë nuk duhet lejuar që politikanë të justifikohen me atë që të rinjtë po e lëshojnë vendin dhe migrimi është trend. Sepse, në vendin tonë qytetarët që migrojnë janë kryesisht shqiptarët dhe kjo u dëshmua edhe në rezultatet e fundit të regjistrimit të popullsisë, që numri më i madh shqiptarëve jetonin në diasporë. E kjo krejt si pasojë e diskriminimit në vazhdimësi të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. E tani kur nuk ia dinë vlerën qytetarëve të tyre të presin e të kërkojnë fuqi punëtore të huaj, përndryshe këto qytetarë që e kanë lënë vendin po punojnë në vendet ku kanë migruar pa ndalë, gjë që dëshmon se kemi të bëjmë me fuqi punëtore shumë produktive ka humbur vendi ynë. /Zhurnal.mk