Agjencia Zhurnal.mk

“Punonjësit e shëndetësisë duhet të ndihmohen nga vetë qytetarët”

Qytetarët duhet të ndihmojnë punonjësit e shëndetësisë në mënyrë që ata të mund të bëjnë punën e tyre ka bërë thirrje Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, me anë të një video mesazhi.

“Punonjësit e shëndetit publik, punonjësit e shërbimit të kujdesit shëndetësor, punonjësit e spitalit infektiv, të cilët po trajtojnë të sëmurët me COVID-19, janë në vijën e parë të frontit për të ruajtur shëndetin e qytetarëve, por kjo nuk mjafton. Ata duhet të ndihmohen nga vetë qytetarët”, tha ajo.

Bino ka këshilluar qytetarët që në rast të shenjave respiratore të vetëizolohen duke ndjekur dhe rregullat e vendosura për përballimin e situatës ku ndodhet vendi për shkak të përhapjes së COVID-19.

“Me këtë mesazh dua t’i drejtohem të gjithë qytetarëve që të jenë të përgjegjshëm, që të qëndrojnë në shtëpi. Nëse kanë shenjën më të vogël respiratore të të vetëizolohen, të vetëizolohen dhe nga anëtarët e tjerë të familjes. Të përpiqen që edhe brenda shtëpisë apo kur dalin për nevojat e tyre personale apo të familjes të ruajnë distancën të paktën 1 metër nga personat e tjerë. Ruajtja e distancën, vetëizolimi, apo vetëkarantina janë mjet shumë i rëndësishëm e cila shpeshherë bie mbi përgjegjësinë e individit, pavarësisht masave të tjera të distancimit social që janë marrë në këtë moment”, këshilloi Silva Bino./tvklan.al

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...