Maqedoni TOP LAJM

Punonjësit shëndetësorë do të marrin dy rroga, nëse ka nevojë do të vendoset orë policore

Zhurnal Ads

Shkup, 3 nëntor – Ora policore nuk jep rezultat, por nëse ka nevojë, do ta vendosim. Megjithatë, tani për tani kjo nuk do të ndodhë. Sillemi si vendet anëtare të BE-së dhe vendet nga rajoni. Nuk hyjmë në ekstreme. Është supozim se nëse sillet karantina, ajo mund t’i ulë pak numrat e Kovid-19, vetëm për periudhën derisa të zgjasë, por posa të hiqet përsëri do të rriten. Prandaj duhet të jemi me të vërtetë të kujdesshëm, tha sonte kryeministri Zoran Zaev.

Gjatë pjesëmarrjes në TV Sitel, Zaev tha se nuk bëhet asgjë që nuk është e domosdoshme në pjesën e masave dhe se Qeveria po përpiqet që ekonominë ta mbajë gjallë.

Paralajmëroi se menjëherë pas miratimit të ribalancit të Buxhetit, punonjësit shëndetësor do të marrin dy rroga, por edhe më tej do të shpërblehen sepse ata janë drejtpërdrejtë në mbrojtje dhe punojnë me pacientët me Kovid-19.

Kryeministri theksoi edhe se qytetarët në përgjithësi i respektojnë masat mbrojtëse, por është mirë, tha, edhe ajo që tashmë të gjithë frikësohen dhe e kanë kuptuar seriozisht virusin.

“Më së shumti virusi përhapet nga grupimi dhe mosmbajtja e maskave. Rekomandimin që e sollëm sot, të mos dilet pas orës 21:00 përveç në raste të jashtëzakonshme, është serioze. Por, shohim se qytetarët deri 95 për qind mbajnë maska, u përmbahen masave. Ndaj kësaj ndikon gjithçka, edhe dënimet, edhe numrat e të infektuarve, por më së shumti frika. Ligji jep mundësi për dënime serioze, por të gjithë jemi të frikësuar. Edhe unë jam gjithashtu i frikësuar, kam familje, prindër të moshuar, Kjo frikë le të na mbetet që të kemi kujdes”, tha Zaev.

Sipas tij, problem kryesor janë mjekët de infermieret të cilët janë tepër të lodhur sepse kjo po zgjatë.

“Të gjitha raportet, edhe nga spitalet edhe nga ministri, tregojnë se po zhvillohet betejë e guximshme, nuk duhet të harrojmë se këta njerëz duhet t’i shpërblejmë. Prandaj do të ndajmë dy rroga për të gjithë punonjësit shëndetësorë të cilët punojnë me KOVID dhe kjo tashmë është në ribalanc. Sot pritej të kalojë, nuk e kam parë Parlamentin. Nëse ka përfunduar puna, menjëherë do t’ua paguajmë dy rroga. Duhet të tregojmë vëmendje ndaj tyre, t’u japim edhe shpërblime të tjera, sepse ata punojnë drejtpërdrejtë me pacientët”, përmendi Zaev.

Në pyetjen nëse ndoshta shteti është sjellë në mënyrë nonshalante gjatë verës, kryeministri potencoi se fëmijëve nuk duhet t’iu shkurtohet e drejta e pushimit. Tani, tha, janë siguruar kushtet për  mësim të kombinuar dhe po adaptohen në bazë të situatës me koronavirusin.

Zaev tha edhe se spitalet për KOVID po sigurohen atje ku ka furnizim me oksigjen sepse ai është kushti më i rëndësishëm, ndërsa sallat sportive apo disa objekte të tjera janë pothuajse identike me kushtet shtëpiake të mjekimit.

Në kontekst të masës së fundit sipas të cilës objektet hotelierike do të punojnë deri në orën 21:00, Zaev foli edhe për kazinot dhe bastoret. Tha se edhe për to vlen ndalesa për grupim për ç’arsye kryesisht nuk punojnë sepse nuk ka njerëz.

“Kur mendojmë për kazinot më shumë mendojmë për bastoret. Ndalesa për grupim këtu është valide që para masave të sotme. Nëse mundet ndonjë restorant apo kafene pas orës 21:00 të punojë me shpërndarje, mund të punojë. Nuk bëjmë asgjë që  nuk është e domosdoshme në pjesën e masave. Po përpiqemi që ekonominë ta mbajmë gjallë”, nënvizoi kryeministri.

Zaev gjatë pjesëmarrjes në emision, përmendi se parimi i shënimit të qytetarëve të cilët vdiqën nga KOVID-19 është i njejtë, prej fillimit deri në fund. “Askush nuk e din se në pesë muajt e parë të vitit 2019 vdiqën 9.300 njerëz, ndërsa në pesë muajt e parë të vitit 2020 vdiqën 8.300 që është 10 për qind më pak. I shënojmë profesionalisht. Madje edhe nëse konstatohet me KOVID-19 pas vdekjes”, sqaroi Zaev.

Postime të ngjashme

Rangellova: Tani lirisht mund të përballem me Mickoskin dhe “kompaninë”

XH,I

9 viktima dhe 143 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

XH,I

Moti sot i ftohtë dhe me reshje shiu

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...