Ekonomi Maqedoni

Punonjësit turistik presin masa për tejkalimin e krizës

Zhurnal Ads

Shkup, 1 shtator – Zhurnal.mk – Punonjësit turistikë presin nga Qeveria e re dhe Ministria e Ekonomisë që menjëherë të ndërmarrin masa për sektorin turizëm, i cili, siç thonë, është më i godituri nga kriza me Kovid-19.

“Kërkesat tona veçmë janë parashtruar deri te ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili është i njoftuar me problemet e mëdha me të cilat jemi ballafaquar me mbylljen e kufijve dhe pamundësinë që të vazhdojmë të punojmë dhe ekzistojmë. Shpresojmë në mirëkuptim nga ana e tyre, pasi ndihma na nevojitet që të mund të mbijetojmë”, thonë punonjësit turistikë.

Prej aty thonë se po vijnë ditë të vjeshtës dhe dimrit, të cilat konsiderohen si periudhë e vdekur, ndërsa me pamundësinë që të realizohen aranzhmanet e verës, edhe më tepër u vështirësohet situata.

“Një numër i madh i agjencive, transportuesit dhe ciceronët, me ndërprerjen e përkrahjes financiare për rroga, nuk kanë paguar rroga për korrik dhe gusht, ndërsa tani po na arrijnë vërejtje. Nuk jemi në mundësi që t’i mbulojmë as harxhimet themelore për rrogë, qira, fatura dhe harxhime tjera vijuese. Kërkojmë epilog përfundimtar për problemet tona, pasi po kujdesemi për vendet e punës të të punësuarve dhe ardhmërinë tonë. Jemi të gatshëm t’i paraqesim raportet nga harxhimet tona gjatë gjashtë muajve të kaluara, që të dëshmojmë se gjendja është serioze dhe nuk kërkojmë të fitojmë, thjeshtë të mbijetojmë derisa nuk vijnë kohëra më të mira”, potencojnë punonjësit turistikë.

Ata presin përgjigje pozitive nga Qeveria, në të kundërtën, siç thonë, do të detyrohen të protestojnë sërish.

Sipas të dhënave të punonjësve turistikë, në këtë sektor punojnë mbi 5.000 persona, ndërsa mbyllja u kanoset më shumë se 300 agjencive. Këtu përfshihen edhe transportuesit dhe ciceronët turistikë.

Postime të ngjashme

Biblioteka Kombëtare, e mbetur pas në kohë

T E

Si po zhvillohet ‘pastrimi’ i gjyqësorit?

T E

Hasani për Zhurnal: Ka arritur ndihmë prej 10 tonëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...