Pushimet kthehen në tragjedi! Futet për t’u larë në Koman, ndërron jetë 39-vjeçarja franceze

nga D V

Pushimet në Shqipëri për një franceze janë kthyer në tragjedi. Sapo është futur të lahet në ujërat e liqenit të Komanit, ajo ka pësuar arrest kardiak, e për pasojë ka humbur jetën.

Viktima është identifikuar si S. T., 39 vjeçe. Trupi i pajetë i 39 vjeçares është nxjerrë nga uji dhe po dërgohet në morgun e spitalit.

“Sot, në Koman, shtetasja franceze S. T., 39 vjeçe, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin në liqenin e Komanit, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Trupi i pajetë i 39 vjeçares është nxjerrë nga uji dhe po dërgohet në morgun e spitalit. hGrupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More