Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Pushteti dhe opozita, betejë për regjistrimin e popullsisë

Shkup, 17 janar – Zhurnal.mk – Qeveria dhe opozita nuk lëshojnë pe nga qëndrimet e tyre për ligjin për regjistrim, për të cilin përfundoi debati në Kuvend dhe së shpejti do të caktohet seanca për votim.

Nga LSDM dje thanë se me regjistrimin e popullsisë, fitojnë edhe qytetarët edhe shteti, ndërsa VMRO-DPMNE përsëriti se po përgatitet aksion për mbledhjen e nënshkrimeve me të cilin do të kërkohet anulimi i ligjit për regjistrim, informon Zhurnal.

Nga VMRO thonë se po përgatitin dokumente të cilat duhet t’i dorëzohen ministrisë së drejtësisë, që të mund të mbledhin nënshkrime por këtë nuk do ta bënin nëse pushteti heqë dorë nga sjellja e këtij ligji.

Ata thonë se ligji është pa metodologji dhe mbanë indicje për operacion politik dhe jo statistikor.

Ndërkohë presidenti Pendarovski bënë thirrje që të mos bojkotohet regjistrimi. Ai thotë se mund të mos pranohet rezultati por jo dhe të bojkotohet.

Ministri i drejtësisë Bojan Mariçiq para deputetëve theksoi se shteti është i përgatitur për zgjedhje, sepse ky regjistrim është me rëndësi jetike për zhvillimin e shtetit.

Ndryshe dje në Kuvend përfundoi debati për këtë ligj. Në vendin tonë pas 19 viteve duhet të mbahet regjistrim.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Tërmeti dridh vendin, epiqendra në Mavrovë

T E

Aksioni policor në “Bogorodicë”, kapen qindra kilogramë marijuhanë

T E

Alarmojnë mërgimtarët me dokumentacion të skaduar, përmes postës nuk mund të nxjerin të ri

T E

Milososki: Bujar Osmani mund të ndryshojë statutin e BDI-së, jo Kushtetutën e Maqedonisë

R Zh

“Miqtë e Sharrit”/Hidrocentralet dëmtojnë natyrën

T E

Mickoski nga Klinika Infektive: Nuk ka pakt me krimin dhe kriminelët

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...