Agjencia Zhurnal.mk

Pushteti premton model për pastrim në gjyqësi në 100 ditët e para

Shkup, 16 shtator – Zhurnal.mk – Pastrim të gjyqësisë dhe prokurorisë premtoi Qeveria e re, ndërsa dje ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq paralajmëroi definimin e modelit deri në skadimin e 100 ditëve të para të mandatit.

Mariçiq dhe zëvendëskryeministri për Luftë Kundër Korrupsionit dhe Krimit Lupço Nikolloavski premtuan se koncepti dhe modeli do të definohen në komunikim me të gjithë faktorët në sektorin e gjyqësisë.

“Edhe nga kryetari i Këshillit Gjyqësor dhe nga kryetari i Këshillit për Prokurorë Publikë marrë siguri se së bashku do të punojmë në këtë model, si dhe nga prokurori publik shtetëror dhe nga kryetari i Gjykatës Supreme. Të gjithë ata do të përfshihen në mënyrë efektive në krijimin e modelit, por edhe të zbatimit të tij. Pa partnerë në këto institucione kryesore vështirë se do të kemi sukses. Për shkak të kësaj e kam. të rëndësishme dhe mbaj komunikim të përditshëm me të gjithë ata me qëllim që të bëjmë model në të cilin opinioni do të besojë, t’i hapim institucionet gjyqësore për llogaridhënie më të madhe, qasje drejt qytetarëve dhe opinionit dhe në këtë mënyrë t’i shmangim të gjitha spekulimet, të gjithë misterin lidhur me pushtetin gjyqësor që të mundet opinioni të besojë dhe të ketë komunikim të dyanshëm me autoritetet gjyqësore”, tha Mariçiq në brifungin e djeshëm me gazetarët.

Ideja, siç theksoi Mariçiq, është që të kemi koncept, në të cilin do të ketë një kontroll të pronës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, një koncept në të cilin do të ketë kontroll të rasteve që janë ose të vjetërsuara ose afër vjetërsimit, kontroll të rasteve që kanë ndodhur për shkak të korrupsionit të lartë ose me interes të lartë publik dhe kur do të ketë veprime efektive pas një analize prej pesë për qind me zgjedhje të rastësishme, por edhe kriteret që kam përmendur do të kenë një procedurë efektive për ata gjyqtarë dhe prokurorë, ku do të përcaktohet përgjegjësia për mosveprimin dhe fshehjen dhe sjelljen joprofesionale.

Sipas zëvendëskryeministrit Nikollovski, procesi i pastrimit të gjyqësisë është një ndër bazat e marrëveshjes së koalicionit të Qeverisë. Në konferencë për shtyp në Qeveri, Nikollovski tha se ky proces tashmë ka filluar me kontrolle të caktuara të origjinës së pasurisë së bartësve të funksioneve publike.

“Isha drejtpërdrejt i përfshirë në bisedime për marrëveshjen. Kryesore për momentin janë drejtësia, ekonomia, lufta kundër korrupsionit, ekologjisë dhe disa prioritete. Sot kur të gjithë fqinjët tanë i kemi miq, kur jemi pjesë e aleancës së siguri së NATO-s, kur janë realizuar qëllimet strategjike të shtetit, fillojmë negociata me BE-në, duhet të fillojmë me punë në shtëpi. Qytetarët e dërguan porosinë e vet, duan të ketë përgjegjësi”, tha Nikollovski.

Qëllimi i këtij procesi, siç sqarojnë kompetentët, është të kthehet besimi te qytetarët në sistemin gjyqësor, por edhe profesionistët e mirë, gjegjësisht ata të cilët mirë e kryejnë punën, të shpërblehen, ndërsa ata që nuk e kryejnë punën mirë dhe të cilët e përforcojnë mosbesimin në sistemin gjyqësor, të largohen nga ky sistem.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...