Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Putin: Marrëdhëniet me SHBA-në në nivel më të keq në vitet e fundit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë janë aktualisht në nivelin më të ulët.

Putini ka folur për NBC News në prag të takimit të tij me homologun amerikan, Joe Biden, që do të zhvillohet në Gjenevë të Zvicrës, më 16 qershor.

“Marrëdhënia jonë bilaterale është përkeqësuar duke shkuar deri në pikën më të ulët në vitet e fundit”, ka deklaruar Putini gjatë intervistës.

Putini ishte çmuar nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, si një “individ i jashtëzakonshëm dhe i talentuar”, ndërkohë që ka deklaruar se, presidenti aktual, Joe Biden, si një politikan i karrierës, është “krejtësisht ndryshe” nga Trumpi.

I pyetur lidhur me deklaratën e Bidenit i cili e kishte quajtur Putinin “vrasës”, ky i fundit ka deklaruar se ka dëgjuar akuza të tilla me dhjetëra herë.

Ndërkohë, në hapjen e vizitës së tij të parë në Evropë si president i ri i SHBA-së, Joe Bideni ka deklaruar se do t’ia bëjë të qartë Rusisë se Amerika qëndron përkrah aleatëve të saj evropianë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e vlerave të demokracisë.

Bideni ka deklaruar po ashtu se nuk është duke kërkuar konflikte me Rusinë.

“Ne duam marrëdhënie stabile me Rusinë, por unë kam qenë i qartë: Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen në një mënyrë të fuqishme dhe kuptimplote nëse qeveria ruse angazhohet në veprimtari të dëmshme”, ka thënë Bideni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Postime të ngjashme

Kinën dhe Rusinë i bashkon biznesi në Serbi

D V

Policia ukrainase e gjen të varur aktivistin e zhdukur bjellorus

D V

Papa Françesku do të takohet me romët e Sllovakisë

D V

Iranit do t’i përgjigjemi në mënyrë kolektive, thotë SHBA-ja

D V

Kina jep 350 milionë doza vaksina për partnerët e nismës “Një brez, një rrugë”

Z H

Kinë, vlera industriale e sistemit të navigimit satelitor “Beidou” do të zërë 25 % të tregut global

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...