Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Putini dhe Merkeli diskutojnë prodhimin e përbashkët të vaksinave kundër COVID-19

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë diskutuar mundësinë e prodhimit të përbashkët të vaksinave të koronavirusit në një bisedë telefonike.

“Çështjet e bashkëpunimit në luftën kundër pandemisë së koronavirusit janë diskutuar duke e vënë theksin në perspektivat e mundshme për prodhimin e përbashkët të vaksinave”, thuhet në një deklaratë të Kremlinit.

Kremlini shtoi se u arrit një marrëveshje për vazhdimin e kontakteve mbi këtë çështje midis ministrive të Shëndetësisë së të dy vendeve dhe agjencive të specializuara.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu edhe zgjidhjen e konfliktit midis Kievit dhe forcave separatiste pro-ruse në Ukrainën lindore, që ka mbetur e bllokuar që kur u nënshkruan marrëveshjet e paqes në 2015.

Rusia dhe Gjermania kohët e fundit kanë filluar vaksinimet masive për të frenuar përhapjen e koronavirusit dhe për të shmangur rivendosjen e bllokimeve në të gjithë vendin.

Ndërsa Gjermania po përdor vaksinën e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNtech, Rusia ka hedhur në qarkullim masiv vaksinën e saj Sputnik V./a2news

Postime të ngjashme

Kina: Pretendimet për gjenocid ndaj ujgurëve janë absurde

T E

Zyrtarët vizitojnë kufirin SHBA-Meksikë mes rritjes së fluksit të emigrantëve

T E

Humb jetën në një aksident ajror parlamentari francez Olivier Dassault

T E

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen, përfitoi nga kontratat për maskat

T E

Asnjë i vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Britani

T E

Austria pezullon vaksinat AstraZeneca, një grua humbi jetën, një tjetër është në gjendje të rëndë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...