Pyetem si është e mundur që Artan Grubi gjatë fushatës zgjedhore për një orë të mbërrin, Shkup – Qafë-Thanë?

Shkruan, Bexhet Musliu

Shkup, 29 shtator – Korridori 8 është një projekt shumë i rëndësishëm plan-evropian për të cilën Bashkimi Evropian është nagazhuar fuqishëm për realizimin e saj dhe ka mbështetur atë financiarisht, ku në të do të kontribojë edhe Maqedonia e Veriut. Ky korridor do të lidhë brigjet e Detit të Zi me atë Adriatik,e që fatmirshisht do të kalojë edhe nga Maqedonia e Veriut, nga e cila vendi ynë do të përfitojë shumë pasi në këtë rast territori i tij do të shërbejë si udhëkryq për këtë rrugë. Ky është një projekt që për ndërtimin e saj është përzgjedhur kompania me renome ndërkombëtare Bechtel-Enka, por që ende nuk kemi një afat zyrtarë se kur do të përfundojë ajo, e që me shumë gjasë ndërtimi i saj do të marrë një kohë shumë të gjatë.

Mirë po Grubi në një intervistë të tij disa ditë më parë për Report Tv, vazhdon avazin e vjetër, duke u lavdëruar me projekte i cili ende nuk ka filluar.

Fjalët që i tha Grubi në këtë intervistë ishin. “Tashmë jemi ne negociata me kompaninë Bechtel Enka që ka ndërtuar autostradat në Shqipëri dhe në Kosovë. Javën tjetër pritet të vijë presidenti i Bechtel dhe të bisedojmë më shumë për detajet. Bëhet fjalë për zgjerimin e autostradës Tetovë-Gostivar, ndërtimi i autostradës prej Gostivarit drejt Kërçovës dhe prej Kërçovës në Ohër tashmë është duke u ndërtuar dhe pastaj degëzimi për në Strugë dhe në Qafë – Thanë. Nga Shkupi deri në Qafë-Thanë do arrihet për 1 orë e gjysmë dhe në bregdetin shqiptar për 2 orë e gjysmë në Durrës dhe 3 orë e gjysmë në Vlorë, çka do ta ndihmonte shumë edhe turizmin në Shqipëri dhe lëvizjen e lire”, tha ai.

Tani merreni me mend që për këtë projekt kërkohet një angazhim i të gjithë aktorëve shtetërorë, me qëllim që i nejti të realizohet sa më shpejtë, por që fatkeqësisht ende pa filluar, Grubi kap bajrakun dhe del e thotë “projekt i realizuar”!

Artan Grubi është një figurë e çuditshme në skenën poltike në vendit tonë, pasi ai çdo herë shfaqet si i pari për të marrë meritat për një projekt për të cilin ai nuk ka kontribuar aspak dhe nuk ka asnjë meritë, ndërsa në të njejtën kohë në dështimet që mbajnë vulën e tij, ai çdo herë mundohet që të gjejë arsyetime për ta shfajësuar vetveten apo për ta bartur barrën e fajësisë tek të tjerët.

E njejta gjë po ndodhë edhe me Korridorin 8, ku nuk kishte se si të mungonte Zëvendëskryeministri i parë në këtë shaqje të madhe, ku ai në kohët e fundit ka filluar një fushatë të “ashpër” mediatike me qëllimi shfaqjen e partizimit të këtij projekti, ku po përpiqet që e nejta ta mbaje vulën e tij dhe atë të Bashkimit Demokratik për Integrim, e kjo gjë është bërë më e theksuar sidomos tani në fushatën e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Kjo simbolikë është shumë më e rëndësishme për Atan Grubin se sa për vetë BDI-në, pasi përmes saj ai po synon që të paraqitet si faktori kryesor në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, dhe në të njetën kohë ai po synon që të përcjellë mesazh tek “kundërshtarët” se ai është figura e pa kontestueshme brenda Integristëve.

Që të synohet që të krijohet një përshtypje së një projekti i tillë mban vulën e BDI-së, duket që të ketë një bazë nga e kaluara, për të cilën Artan Grubi nuk është në dijeni apo nuk dëshiron që ta pranojë, por që në këtë mënyrë ai po del qesharak dhe jo protagonist siç po synon që të bëhet.

Si mundet që Grubi të lavdërohet më këtë projekt “gjigant” të BDI dhe të atij si Zëvendëskryeministër i parë, kur ne jemi dëshmitarë se ai dhe Integristët kanë dështuar plotësisht për 20 vite me rradhë që ta ndërtojnë rrugën që lidhë Shkupin me pikën kufitare të Bllacës e cila ka një gjatësi prej 12.5 kilometra.

Kjo shfaqje teatrale është një fyerje e inteligjencës dhe një gjë shumë e ulët që po e bën Artan Grubi në kohë fushate, pasi nuk ka një njeri me pak logjikë që mund të besojë se ai dhe partia që ai përfaqëson është faktori që ka bërë të mundur fillimin e realizimit të një projekti të tillë.

Ajo për të cilën bëhem keq është se si mundet që një parti si Bashkimi Demokratik për Integrim e cila ka dalur nga mesi i popullit dhe nga gjaku i dëshmorëve të shndërrohet në një instrument që përdoret sipas interesave MAKIAVELISTE të Artan Grubit të cilën ai po e përdorë për ta ngritur KULTIN E PERSONALITETIT.

Related posts

Fotolajm/ Diaspora e Austrisë përgatitet për të marrë pjesë në zgjedhjet e 17 tetorit

D V

Ekonomia joformale ka pasoja negative mbi shoqërinë, punëtorët dhe krijimin e politikave në shtet

Z H

Dy mure në Shkup do të mund të shfrytëzohen për piktura, grafite dhe tekste të ndryshme

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More