Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka konsideruar pjesërisht të bazuar ankesën e Zikreta Alitit, kandidates për deputete nga komuniteti boshnjak, Partia e Re Demokratike (NDS).
PZAP ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të numërojë votat e kandidatëve për deputetë nga radhët e NDS-së në vendvotimin 2009A/05D në Komunën e Prizrenit.
Partitë nga komunitetet joserbe në Kosovë kanë dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke kërkuar që të anulohen votat e komunitetit serb për partitë boshnjake dhe rome në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Dy subjektet politike boshnjake, Unioni Socialdemokrat (SDU) dhe Partia e Re Demokratike (NDS) kanë akuzuar themeluesen e Komunitetit të Bashkuar, Adrijana Hoxhiq, se votat nga komunat me shumicë serbe i ka siguruar përmes Listës Serbe.