Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Qalaj në 21 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës: Në këtë kohë pandemie jemi 12 orë në shërbim të popullit

Drejtori i Përgjithëm i Policisë së Kosovës (PK), Rashit Qalaj ka thënë se policët kudo në botë e kanë një detyrë, ta mbrojnë popullin e vet.

Qalaj në ceremoninë që po mbahet për nder të 21 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës ka thënë se gjatë kohës së pandemisë, Policia e Kosovës është duke punuar në orar prej 12 orësh.

Sipas tij, Policia e Kosovës gjithmonë do të jetë në shërbim të popullit të Kosovës, për siç tha ai që ky vend të ndihet i sigurt.

“Policia kudo në botë e ka një detyrë dhe një përkushtim ta mbroj popullin e vet. Policia e ka për detyrë t’i sjell para drejtësisë kriminelët. Policët janë duke e vazhduar luftën e heronjve të Kosovës të cilët nuk janë në mesin tonë. Që nga fillimi i pandemisë bashkë me institucionet tona po bëjmë përpjekje që pandemia mos të përhapet në vendin tonë. Policët po punojnë me orar të zgjatur prej 12 orësh që ky vend të ndihet më i  sigurt. Besoj që suksesi të jetë i përbashkët dhe populli i Kosovës të lirohet nga ky virus i rrezikshëm. Policia  e Kosovës gjithmonë do të jetë në shërbim të popullit të Kosovës”, ka thënë Qalaj.

Qalaj po ashtu falënderoj Presidentin e vendit, Hashim Thaçin për shpalljen “Heronjtë të Kosovës”, për të gjithë policët e rënë në krye të detyrës.

“Më lejoni ta falënderoj Presidentin e Kosovës për një akt që na bënë krenar të gjithëve, shpalljen e policëve të rënë në krye të detyrës, heronj të Kosovës”, tha ndër të tjera Qalaj.

Postime të ngjashme

93 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës

S.B.

Hoxhaj thotë se do ta refuzonte ftesën e Kurtit në dialog: S’kam çka lypi në Bruksel

S.B.

Krasniqi flet për kompromise në dialog: Asociacioni mund të jetë në tavolinë

S.B.

Për Serbinë udhëheqësit Kosovarë nuk janë të interesuar për dialog dhe kompromis

N E

5 të vdekur dhe 382 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

N E

Albin Kurti javën e ardhshme viziton Brukselin

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...