Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Qarkullimi në industri me rritje në dhjetor në bazë mujore

Shkup, 12 shkurt – Qarkullimi në industri në dhjetor të vitit të kaluar u rrit me 7.9 për qind në krahasim me dhjetorin e vitit 2019, krahasuar me nëntorin e vitit 2020 është ulur me 11.9 për qind, kurse për periudhën janar-dhjetor në vitin 2020, krahasuar me muajin e 12 të vitit 2019, rënie prej 7.8 për qind, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Sipas grupeve kryesore të industrisë, qarkullimi i përgjithshëm në industri në dhjetor të vitit 2020 krahasuar me dhjetorin e vitit 2019, shënon rritje te prodhimet intermediare, përveç energjisë me 9.9 për qind, prodhimeve kapitale me 15 për qind dhe prodhimeve të qëndrueshëm të konsumit me 7.6 për qind, ndërsa ulje shënon te prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 1,4 për qind.

Qarkullimi në industrinë e tregut vendor, në dhjetor të vitit 2020 krahasuar dhe dhjetorin e vitit 2019, ka ulje prej 1,9 për qind.

Sipas grupeve kryesore të industrisë, qarkullimi në industrinë e tregun vendor në dhjetor të vitit 2020 krahasuar me dhjetorin e vitit 2019, shënon rritje te prodhimet Intermediare, përveç energjisë me 2.8 për qind dhe prodhimeve të qëndrueshëm të konsumit të gjerë me 10.2 për qind, ndërsa ulje në poduktet kapitale për 2.6 për qind dhe prodhimet e konsumit jo të qëndrueshëm me 4.4 për qind.

Qarkullimi në industri në tregun vendor, në dhjetor të vitit 2020 në krahasim me nëntorin e vitit 2020, u rrit me 14.4 për qind, ndërsa në periudhën janar – dhjetor 2020 krahasuar me janar – dhjetor 2019, u ul me 3.5 për qind.

Qarkullimi në industri në tregjet e huaja, në dhjetor të vitit 2020 krahasuar me dhjetorin e vitit 2019, ka rritje prej 12,2 për qind.

Sipas grupeve kryesore të industrisë, qarkullimi në industri në tregjet e huaja në dhjetor të vitit 2020 krahasuar me dhjetorin e vitit 2019, shënon rritje te prodhimet intermediare, përveç energjisë me 13.7 për qind, prodhimet kapitale me 16.9 për qind, prodhimet e qëndrueshme për 0.9 për qind dhe prodhimet e paqëndrueshëm të konsumit të gjerë me një për qind.

Qarkullimi në industri në tregjet e huaja, në dhjetor të vitit 2020 në krahasim me nëntorin e vitit 2020, ka rënë me 18.8 për qind, ndërsa në periudhën janar – dhjetor 2020 krahasuar me periudhën janar – dhjetor 2019, është ulur me 8.9 për qind. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Hoxha në takim me vreshtarët për blerjen e rrushit dhe problemet e vreshtarëve

Z H

Dizeli për 3,5 denarë, benzina për 2 denarë/ Shtrenjtohen derivatet

Z H

Pesë milionë euro të tjera nga BERZH-I për përmirësim të efikasitetit energjetik nëpër shtëpi

Z H

Maqedoni: Borxhi publik është rritur për 64.4% të BPV-së

D V

Qeveria injoron vërejtjet e Antikorrupsonit për autostradat

D V

Fabrika për përpunimin e mbeturinave në Negotinë është projekt krejtësisht evropian dhe i pastër ekologjikisht, porositi Zaev

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...