Shkup, 17 shkurt – Së fundmi është ngritur një debat në Maqedoninë e Veriut që ndërlidhet me ambasadorin nga Shqipëria, Denion Meidani. Takimet e tij të fundit kanë qenë shkak i nxitjes së këtij debati, ky i fundit në zyrën e tij ka realizuar një sërë takimesh si me faktorin ndërkombëtar ngjashëm edhe me atë shqiptar. Por, mënyra si e çfarë ka shkruar për politikanët me të cilët është takuar ka krijuar pakënaqësi dhe është komentuar në forma të ndryshme. Megjithatë, nga ajo që shihet, ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani, po bën punën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme, një diplomat i shkëlqyer që përvojën e trashëguar familjare po e fut në praktikë. Në fakt, që kur Meidani ka ardhur në Shkup po vërehet që ka ambasador shqiptar këtu, shkruan Zhurnal.
Meidani po dëshmon profesionalizëm e angazhim, pa çka se kritikohet –
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, që kur ka marr pozitën e përfaqësuesit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut ka filluar ta ushtrojë këtë pozicion me përgjegjësi të lartë dhe profesionalizëm ashtu siç e kërkon diplomacia. I ka dhënë frymë dhe energji kësaj pozite që nuk ka ekzistuar më parë.
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka bërë të ditur se ka pritur në takim kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
“Më gëzon sa herë që Baca Ali vjen në ambasadën e tij dhe të gjithë shqiptarëve – një figurë historike, një zë buçitës i palëkundur, një realitet vlerash të pamohueshme. Një patriot i vërtetë, që i është ngjitur maleve të rezistencës për liri dhe nuk është ndalur kurrë, duke ia kushtuar çdo betejë të jetës së tij të drejtave dhe përparimit të shqiptarëve. Historia nuk pret, ajo shkruhet nga ata që guxojnë – dhe Ali Ahmeti e ka shkruar me vepra!”, ka shkruar Meidani në rrjetin X.
Kjo mbase nuk u ka pëlqyer dhe shkuar përshtati oponentëve politik të Ahmetit, në të dyja kampet por duke marrë për bazë bagazhin kombëtar të Ahmetit, qasja dhe kjo përmbajtje që ka shkruar Meidani është saktësisht kompaktibile me profilin e Ahmetit. Prandaj, nuk ka shpikur e as nuk ka dalë jashtë kompetencave të tij.
Nga ana tjetër, kjo është edhe detyra e tij, të krijoj ura bashkëpunimi me gjithë faktorin politik në vend, posaçërisht atë shqiptarë. Pra, në pushtet apo opozitë qasja e diplomacisë duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Dhe, në këtë drejtim po vepron edhe ambasadori Meidani. Pra, krahas Ahmetit, ka realizuar vizita të shumta edhe përfaqësuesit e shqiptarëve në pushtet, nga koalicioni VLEN. Pra, shpesh e ka vizituar edhe kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi. E shumë të tjerë pa bërë kurrfarë dallimi në baza partiake.
E ndaj sulmeve që Meidani po mban anë, ky i fundit nuk ka qëndruar duarkryq por është përgjigjur përmes një reagimi në rrjetin social facebook pas sulmeve ndaj tij.
“Fjalët kalojnë, puna mbetet. Vizioni nuk tronditet nga zhurma – vetëm forcohet. Përkushtimi im mbetet i palëkundur: të përfaqësoj Shqipërinë me dinjitet. Përpara, me të njëjtin ritëm!” – thuhet në postimin në facebook nga Meidani.
Kush është Denion Meidani?
Denion Meidani ka një biografi tejet të pasur intelektualisht të cilën do ta sjellim në vijim. Mes tjerash Meidani rrjedh nga një familje me kulturë diplomatike që është djali i ish-presidentit Rexhep Meidani, Presidenti Begaj ka dekretuar emërimin e Meidanit për ambasador në RMV në shkurtin e vitit 2024 dhe lirimin nga detyra të ish ambasadorit Fatos Reka.
Ambasadori, Denion Meidani, ka kryer studimet e larta në Clark University në dy degë atë të Shkenca Kompjuterike dhe atë të Qeverisjes dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Gjithashtu, ka një Master në Diplomaci me përqëndrim në Ekonomi Ndërkombëtare nga Universiteti i Maltës si dhe një Master në Administrim Biznesi nga Universiteti Bocconi në Itali. Që prej vitit 2002, mbas disa praktikash ndërkombëtare.
Denion Meidani u rikthye në Shqipëri dhe ka mbajtur pozicione të rëndësishmë në administratën shqiptare, ndër të cilat: Këshilltar i Ministrit pranë Ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilltar i Prokurorit të Përgjithshëm, Drejtor i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Ekonomise, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Korporatës Energjitike Shqiptare, Drejtor i Antikontrabandës pranë Drejtorisë së Përgjithshmë të Doganave, Drejtor i Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrisë së Drejtësise dhe së fundmi Drejtor i Monitorimit, Kontrollit, dhe Inspektimit pranë Autoritetit të Kontrollit Elektronik dhe Postar.
Meidani ka operuar me performancë të lartë dhe në sektorin privat për një sërë korporatash ndërkombëtare si SIGMA Vienna Insurance Group, KFC, PuntoPay Italia, si dhe Anttena Medai Group dhe Ok! Magazine, etj. Autor i një sërë publikimesh në fushat e politikës, ekonomisë, teknologjisë, Denion Meidani mbi të gjitha synon të japi kontributin dhe të punojë në ekip për gjetjen e zgjidhjeve që kërkohen të çështjeve të teknologjisë si në implementim dhe inovacion. Të sigurojë stabilitet duke garantuar përmirësime të sistemit, të analizojë / përcaktojë proceset e biznesit për përmirësim, të përcaktojë, të dizajnojë, të zhvillojë dhe të zbatojë zgjidhje inovative të suksesshme, si dhe të sjellë risi e ide progresive në fushën e telekomunikacionit dhe jo vetëm. Duke garantuar mire manaxhim jo vetëm të proçeseve por dhe të ekipit si dhe performance e rezultate në kohë me efikasitet. Flet rrjedhshëm gjuhët angleze, italiane dhe turke.
Kjo CV e pasur me veprimtari akademike e intelektuale e bënë edhe kompaktibil për ushtrimin e detyrës së tij që aktualisht e ka në Shkup. Kjo biaografi e Meidanit është përgjigje e të gjithë atyre që e akuzojnë, se tani më nuk kanë ambasadorë që i përfundon mandati duke qëndruar në zyrë e duke mos reflektuar shenja jete. Por, kemi të bëjmë me ambasador të përgatitur dhe që detyrën e sheh si përgjegjësi e jo privilegj. /Zhurnal.mk