Agjencia Zhurnal.mk

Qasja e lirë te informatat publike, ESE: Shumë institucione nuk e respektuan ligjin

Shkup, 28 shtator – Nga 89 institucione publike të monitoruara, as gjysma nuk e kanë respektuar Ligjin për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik. Rreth 60% e institucioneve publike nuk kanë treguar gatishmëri për t’iu përgjigjur pyetjeve të bëra nga gazetarë ose persona të tjerë, të cilët i referohen këtij Ligji. Të dhëna e hulumtimit të realizuar nga Shoqata ESE tregojnë për regres edhe në përqindjen e marrjes së informacionit në procedurë të rregullt.  

“Në aspektin e parametrave, sipas të cilave janë vlersuar, do të shihni se në 2019 kemi regres në lidhje me përqindjen e marrjes së informacionit të duhur në procedurë të rregullt, pra më pak institucione kanë siguruar informacion në procedurë të rregullt dhe  gjithashtu ka regres të theksuar edhe në mesataren e kthimit të përgjigjes ndaj kërkesave.”,- tha Darko Antiq nga ESE.  

Nga Agjencia për Mbrojtjen e së Drejtës së Qasjes së Lirë deri te informacionet e karakterit publik, njoftojnë se janë iniciuar katër procedura kundërvajtëse kundër punonjësve që nuk kanë vepruar ndaj kërkesës për informacion publik. Ka pasur 6 procedura kundërvajtëse, por dy janë tërhequr sepse në ndërkohë institucionet i kanë dorëzuar informacionet e kërkuara.   

“Në dy muajt e para të vitit 2020, Agjencia përpunoi më shumë se 750 lëndë që kanë ngelur nga periudha e Komisionit dhe njëkohësisht punojmë në ankesat e sapoarritura të cilat janë mbi 600 në periudhën e kaluar.”,- theksoi zëvendësdrejtori i Agjencisë për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik, Blerim Hyseni.  

Agjencia për Mbrojtjen e së Drejtës së qasjes së lirë deri te informacionet e karakterit publik përgatit ueb faqe, që do të duhet të bëjë presion shtesë deri te institucionet që të jeni më transparente, të gjithë të interesuarit do të mund t’i sigurojnë në një vend kontaktet dhe informacionet e nevojshme. 

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...