Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Qasje drejt internetit përmes rrjetit mobil kanë 1 348 663 parapagues

Shkup, 25 janar – Përfundimisht me tremujorin e tretë vitin e kaluar në shtet  janë regjistruar 1 348 663 parapagues me qasje drejt internetit me shtrirje të gjerë dhe të ngushtë përmes rrjeteve mobile, që është për 92 048 më shumë krahasuar me tremujorin e dytë, përkatësisht për 46 000 në krahasim me tremujorin e tretë në vitin 2019, tregojnë të dhënat më të reja që u publikoi Agjencia për komunikime elektronike (AKE), informon Zhurnal.mk

Në pjesëmarrjen e parapaguesve aktivë të qasjes drejt internetit me shtrirje të gjerë dhe të ngushtë përmes rrjetit mobil, A1 Maqedoni merr pjesë me 52,62 për qind, Telekomi i Maqedonisë me 44,72 për qind, Robi me 1,45 për qind, ndërsa Lajkamobajl me 1,22 për qind. Në komunikacionin e përgjithshëm në atë bazë në tremujorin e tretë të vitit të kaluar Telekomi i Maqedonisë ka pjesëmarrje prej 46,86 për qind. A1 Maqeodni prej 51,06 për qind, Robi prej 1,43 për qind, ndërsa Lajkamobajl prej 0,64 për qind.

Sipas raportit të AKE-së, në fund të tremujorit të tretë vitin e kaluar në shtet ka pasur 1 833 689 parapagues aktivë në telefoninë mobile, për 56 495 më shumë se në tremujorin e dytë, kur ka pasur 1 777 194. Nga të regjistruarit në tremujorin e tretë, 719 455 janë pripejd rezidencial, ndërsa 861 922 linja postpejd, ndërkaq 252 312 janë linja afariste postpejd.

Në numrin e përgjithshëm të parapaguesve aktivë operatori telekomunikues A1 Maqedoni ka pjesëmarrje prej 50,73 për qind, Telekomi i Maqedonisë prej 46,24 për qind, Lajkamobajl prej 1,96 për qind, ndërsa Robi prej 1,07 për qind… Telekomi i Maqedonisë me 51,03 për qind ka pjesëmarrje më të madhe në të ardhurat nga sigurimi i shërbimeve mobile komunikuese (niveli i shitjes me pakicë) në tremujorin e tretë vitin e kaluar, përderisa pjesëmarrja në atë bazë A1 Maqedoni është 47,62 për qind, i Lajkamobajl 0,50 për qind, Robit 0,85 për qind.

Gjatë korrikut, gushtit dhe shtatorit të vitit të kaluar përmes rrjeteve të operatorëve mobilë janë realizuar 1.480.594.648 minuta biseda, prej të cilave drejt rrjeteve në shtete të huaja 2.909.042 minuta, ndërsa 1.000.591 minuta realizuan parapaguesit e operatorit vendor të cilët qëndruan jashtë vendit.

Informata e AKE-së për gjendjen e tregut të informatave elektronike për tremujorin e tretë tregon se në fund të shtatorit të vitit të kaluar në shtet ka pasur 408 618 linja fikse, për afërsisht 5 000 më shumë në krahasim me tremujorin e kalaur, kur u regjistruan 403 715. Numri i linjave fikse shënon rritje të vazhdueshme prej fillimit të vitit, përkatësisht në të dytin në krahasim me të parin pati rritje prej 1 175.(Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Nesër pa rrymë disa nga konsumatorët nga Qendra dhe Buteli

D V

Zjarr i madh nga pasditja po tërbon në Rankovc, ka edhe shtëpi të djegura

D V

Minsitri Filipçe: Pjesa më e madhe e të infektuarve, janë të ardhurit nga jashtë vendi

D V

Koçani është duke u djegur, banorët në panikë

D V

Zaev: Sot jemi shtet i pavarur dhe gjithçka varet nga ne

D V

Maqedonia e Veriut me pesë zjarre aktive serioze dhe disa të vogla

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...