Agjencia Zhurnal.mk

Qasje elektronike falas deri te dekretet e publikuara në ueb-faqen e Gazetës Zyrtare

Shkup, 1 prill, zhurnal.mk – Qytetarët do të kenë qasje elektronike falas deri te Dekretet e publikuara në fuqi ligjore në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, informojnë nga NP “Gazeta Zyrtare” e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“NP ‘Gazeta Zyrtare’ e RMV-së e informon publikun se gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, përmes ueb-faqes së saj do të mundësojnë qasje elektronike falas deri të Dekretet e publikuara në fuqi ligjore në ‘Gazetën Zyrtare’ të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksohet në kumtesën e NP “Gazeta Zyrtare” e RMV-së.

Rregullat më të reja nga secili numër i gazetës zyrtare do të publikohen në faqen e parë të faqes publike www.slvesnik.com.mk, përderisa përmbajtja e pjesës zyrtare nga gazeta zyrtare do të mund të kërkohet në botimet falas.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...