Qasje në internet mobil 1 732 063 parapagues, në celular në muaj flitet 174,67 minuta

nga D. V.

Shkup, 15 prill – Numri i përgjithshëm i parapaguesve aktivë në telefoninë mobile deri në tremujorin e tretë të vitit 2024 arriti 2 095 819 dhe shënon rritje për 9,7 për qind në krahasim me tremujorin e kaluar, ndërsa për 1,05 për qind në krahasim me tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

Sipas Raportit për zhvillim të tregut të komunikimeve elektronike të publikuar sot në tremujorin e tretë të vitit 2014, qasje në internet me shtrirje të gjerë dhe të ngushtë përmes rrjeteve mobile . (2G/3G/4G) kanë 1 732 063 parapagues, ndërsa qasje në internet me shtrirje të gjerë 544 937. Rritja në nivel tremujor te parapaguesit me internet mobil është 11,75 për qind, ndërsa në nivel vjetor 2,3 për qind.

Në telefoninë mobile numri i parapaguesve rezidentë postpeid shënon rritje prej 0,62 për qind nga tremujori i kaluar përderisa në krahasim me tremujorin e njëjtë nga viti i kaluar vërehet rritje prej 3,04 për qind, ato afariste shënojnë rritje prej 0,69 për qind në krahasim me tremujorin e kaluar nga viti 2023 vërehet rritje identike prej 0,69 për qind.

Rënie prej 24,19 për qind është shënuar në numrin e porosive SMS të dërguara krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024. Numri i përgjithshëm i porosive MMS të dërguara në tremujorin e tretë të vitit 2024 është rritur me 6,41 për qind krahasuar me tremujorin paraardhës dhe është rritur me 17,65 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2023. Qarkullimi total në tremujorin e mëparshëm ka rënë me 17 për qind me 21,32 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2023. AKE regjistroi rënie prej 9,79 për qind të numrit të përgjithshëm të thirrjeve të kryera në rrjetet e komunikimit celular në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe rënie prej 6,95 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2023.

Sipas vëllimit mesatar të trafikut dalës (në minuta në muaj) për parapagues të iniciuar nga një rrjet publik i komunikimeve celulare, në tremujorin e tretë të vitit 2024, parapaguesit e telefonisë celulare kanë folur mesatarisht 174,67 minuta. Pjesa më e madhe është në rrjetin celular të vetë kompanisë dhe arrin në 108,77 minuta (62,27 për qind). Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024, vërehet një rënie e volumit të qarkullimit drejt të gjitha destinacioneve.

Të dhënat për pjesëmarrjen e operatorëve mobilë në tregun e telefonisë mobile për nga numri i parapaguesve aktivë deri më 30 shtator të vitit të kaluar tregon se A1 Maqedonia merr pjesë me 47,71 për qind, Telekomi i Maqedonisë me 46,66 për qind, Lajkamobajll ka pjesëmarrje në treg prej 3,12 për qind, Telekabell prej 1,20 për qind, MTEL prej 1,21 për qind përderisa Green Mobile ka pjesëmarrje në treg prej 0,10 për qind.

Numër të përgjithshëm të linjave fikse (të gjitha teknologjitë) në tremujorin e tretë të vitit të kaluar është 454.160 dhe në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 1,9 për qind. Vëllimi gjithëpërfshirës i komunikacionit në tremujorin e tretë të vitit 2024 në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar shënon rënie prej 21,15 për qind, përderisa në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024 shënon rënie prej 7,03 për qind. Parapaguesit mesatarisht inicuaan 5,13 thirrje në muaj.

Në tremujorin e tretë të vitit të kaluar janë regjistruar 437 684 parapagues të shërbimeve televizive.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More