Agjencia Zhurnal.mk

Që pesë muaj anulohet seanca gjyqësore për rastin “Talir”, që ka të bëjë me financimin e VMRO-DPMNE-së

Shkup, 28 qershor, zhurnal.mk – Fillimi i seancës gjyqësore për rastin “Talir” lidhur me financimin e paligjshëm të partisë VMRO-DPMNE, për të disatën herë po anulohet në Gjykatën Penale në Shkup.

Siç informoi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Osman Shabani, seanca e sotme u anulua për shkak të mungesës së një gjyqtari të jurisë për arsye shëndetësore.

Seanca e parë për “Talir” ishte caktuar për në 18 shkurt dhe u shty për shkak të mungesës së të pandehurit Ilija Dimovski.

Ai pastaj e informoi gjykatën se si kreu i delegacionit parlamentar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, mori pjesë në një takim në Bruksel. Kjo u pasua nga një sërë arsyesh të një natyre të ndryshme që vonuan fillimin e këtij gjykimi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...