Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Që ta kalojmë virusin nevojitet strategji që mundëson qasje të drejtë për të gjithë, porosisn nga UNICEF-i

Shkup, 6 prill – Në mënyrë që ta kalojmë virusin dhe të shpejtojmë, duhet të ndjekim strategji për vaksinim të punëtorëve nga radhët e para, por, ta synojmë strategjinë që me të vërtetë mundëson qasje të drejtë për të gjithë, deklaroi drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Henrieta For.

Në atë drejtim, nga UNICEF-I u bëjnë thirrje qeverive, ndërmarrjeve dhe partnerëve të ndërmarrin tre aktivitete urgjente. Fillimisht, në drejtim të vaksinave, rekomandojnë të thjeshtësohen të drejtat e pronësisë intelektuale përmes licencimit vullnetar dhe proaktiv nga ana e bartësve të të drejtave të pronësisë intelektuale me çka, thonë, se sfida e këtillë na imponon heqje dorë të detyrueshme nga pronësia intelektuale, por, partneritet dhe bashkëpunim proaktiv. Nga atje I cekin partneritetet e kohëmëparshme prodhuese siç janë Fajzer-BioNtek, AstraZeneka, Instituti serumologjik Indi, Xhonson dhe Xhonson-Merk dhe Xhonson dhe Xhonson-Aspen, të cilët, sipas tyre, janë shembuj inkurajues. Kështu që, UNICEF-I u bën thirrje të tjerëve ta ndjekin shembullin, t’I rrisin vëllimin dhe llojllojshmërinë gjeografike të kapacitetit prodhues.

Së dyti, nga UNICEF-I thonë se duhet t’I vejmë fundin nacionalizmit në rpaort me vaksinat.

“Qeveritë duhet t’I mënjanojnë masat e drejtpërdrejta dhe jot ë drejtpërdrejta për kontroll të importit dhe eksportit me të cilat bllokohet, kufizohet apo përshpejtohet eksporti I vaksinave, përbërësve dhe materialeve për Kovid-19. Viruset nuk respektojnë kufij. Të mposhtet Kovid-19 në secilin prej vendeve tona amë, do të thotë të mposhtet në mbarë botën, kështu që do të sigurohet qarkullim I vazhdueshëm I vaksinave dhe materialeve për të gjithë”, qëndron në kumtesë.

Shtojnë se qeveritë që kanë arritur marrëveshje për të marrë më shumë “doza të ardhshme” se sa që nevojitet, për vaksinim të tërë popullatës së tyre të rritur këtë vit, duhet mekanizmit KOVAKS t’I huazojnë, lëshojnë apo dhurojnë një pjesë më të madhe apo të gjitha nga dozat  e veta të kontraktuara tepricë për vitin 2021, në mënyrë që ato të shpërndahen në mënyrë të barabartë mes vendeve të tjera.

“Përveç kësaj, vendet me furnizim të mjaftueshëm të dozave të prodhuara duhet të mendojnë menjëherë të dhurojnë së paku 5 për qind nga dozat e tyre të kapshme prodhuese dhe të angazhohen për kontribut të mëtutjeshëm të vazhdueshëm dhe rrjedhës gjatë tërë vitit, duke e rritur kontributin në pajtim me furnizimin në rritje. Kështu, konfirmimi I angazhimeve të këtilla për ndarje të dozave do ta përmirësojë parashikimin, do ta përshpejtojë qasjen e drejtë dhe do të ndihmojë të stabilizohet tregu global I vaksinave”, shtojnë nga UNICEF-i.

Konkludojnë se me pandeminë e Kovid-19 të gjithëve na u bë e qartë se askush nuk është I sigurt derisa të gjithë nuk janë të sigurt. Prandaj, sipas tyre, sigurimi I qasjes së drejtë drejt vaksinave kundër Kovid-19 është në fuqinë tone që konsiderojnë se dëshmuam se bota mund të bashkohet që ta bëjë të pamundurën dhe atë duhet ta bëjnë sërish.

“Sa më parë, aq më shpejtë jeta jonë dhe jeta e fëmijëve tanë do të kthehen në normalitet”, porosisin nga UNICEF-i

Postime të ngjashme

Qytetarët nuk i njohin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal

R Zh

Visar Ganiu: Urime Drita Islami – suksese edhe në gara të tjera të përmasave botërore

R Zh

Karakachanovi kritikon Borissovin për “kthesën” në qëndrimin e tij ndaj RMV-të

R Zh

Nikollovski: VMRO nuk do të lejojë zgjedhje lokale pa ‘fingerprint’

R Zh

Koalicioni ASH – Alternativa kërkojnë dorëheqjen e Mila Carovskës

R Zh

Janë regjistruar tetë raste të reja me Kovid-19, nuk ka të vdekur

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...