Maqedoni

Qëllimi i Berlinit dhe Maqedonisë së Veriut është konferenca e parë ndërqeveritare në fundvit

Zhurnal Ads

Shkup, 25 shtator – Zhurnal.mk – Mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, me të cilën shënohet fillimi i negociatave për anëtarësim, deri në fund të vitit gjatë kryesimit gjerman është qëllim dhe pritje e Berlinit zyrtar, por edhe të autoriteteve në vend.

Çështja për Konferencën e parë ndërqeveritare dje sërish u hap pasi periudhën e fundit pas dërgimit të memorandumit sqarues bullgar deri tek vendet-anëtare me të cilin sillen në pikëpyetje identiteti kombëtar i Maqedonisë së Veriut dhe gjuha maqedonase erdhi deri në shtrëngim të marrëdhënieve në relacionin Sofje-Shkup.

Reagimet vijuan pas deklaratës së zëvendëskryeministrit bullgar dhe ministër i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov, i cili tha Bullgaria nuk do të kundërshtojë, por do të thotë se nuk është koha që të caktohet datë për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare për fillimin e negociatave për aderimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Ai për TV Evropa bullgare theksoi se askush nuk dëshiron të vendosin kritere të reja për Maqedoninë e Veriut, por se ekziston një kusht shumë i qartë i BE-së: çdo vend kandidat për anëtarësim duhet t’i pastrojë problemet me fqinjët para se të fillojnë negociatat.

“Bullgaria nuk ka çka të ndryshojë në politikën e saj. Në tetor të vitit të kaluar shumë qartë thamë se nëse nuk respektohet Marrëveshja për miqësi mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 2 gushti i vitit 2017, do të kundërshtojmë në caktimin e konferencës së parë ndërqeveritare”, thotë Karakaçanov.

Ambasadorja gjermane në vend, Anke Hollshtajn, vendi i të cilës është kryesues aktual me BE-në, megjithatë, dje e përsëriti qëndrimin e Berlinit se çështjet bilaterale duhet të zgjidhen në nivel bilateral.

“Qëllimi ynë është Konferenca ndërkombëtare të mbahet gjatë kryesimit tonë me Këshillin e Bashkimit Evropian dhe jemi optimistë se kjo do të ndodh”, deklaroi për MIA-n Holshtajn.

Ambasadorja gjermane, e cila dje majti takim me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe, ndërsa pastaj e vizituan Klinikën Infektive në lidhje me donacionin gjerman të aparateve respiratore, u përgjigj në pyetjen të japë koment për gjendjet e fqinjësisë së mirë në Ballkan, pas memorandumit të Bullgarisë, por u tha përfaqësuesve të lartë bullgar se tani nuk është koha për konferencë ndërqeveritare.

“Unë disa herë në këtë temë kam deklaruar se qëndrimi i Gjermanisë është që çështjet bilaterale duhet të zgjidhen në mënyrë bilaterale. Zgjerimi i BE-së mendoj se është edhe në interes të madh të Bullgarisë dhe për atë jam e mendimit se me siguri do të gjendet zgjidhje”, thotë Holshtajn.

Për marrëdhëniet mes Bullgarisë së Maqedonisë së Veriut në dritë të ngjarjeve më të reja, por edhe në drejtim të proceseve tona eurointegruese dje foli edhe zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane Nikolla Dimitrov i cili porositi se Maqedonia e Veriut nuk dëshiron t’i bashkëngjitet cilit do Union, por Bashkimit Evropian dhe ai mbiemër “evropian” duhet të thotë diçka.

“Është shumë vështirë të mirëmbahet rëndësia e atij termi nëse sfidohemi nga diçka që nuk duhet të jetë problem në Evropë në shekullin 21, për atë se kush jemi dhe çfarë gjuhe flasim. Kjo është çështje e brendshme, e cila ndodhet në zemrën e sovranitetit tonë dhe në të drejtën tonë të vetëvendosjes dhe të vetëshprehurit, tha Dimitrov. Ai, duke folur për marrëdhëniet me fqinjët në procesin e inkuadrimit drejt BE-së, tha se me Bullgarinë filluam një proces shumë të mirë të ndërtimit të miqësisë kur vendosëm ta ratifikojmë Marrëveshjen për miqësi dhe fqinjësi të mirë.

“Ne jemi të interesuar të kemi mik të madh në Sofje. Kemi interes për marrëdhënie të afërta, interes të hyjmë në pjesët më të thella të marrëveshjes sonë për miqësi, sa i përket thellimit të ekonomisë, tregtisë, turizmit, kulturës, mjedisit jetësor, çështjeve të sigurisë… Mendoj se ka një interes për Bullgarinë dhe mund të them se sfidimi i gjuhës maqedonase sipas të gjitha gjasave nuk është strategji e mirë nëse doni t’i pushtoni zemrat dhe mendjet e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, vlerësoi Dimitrov.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, dje theksoi se nga aleatët tanë, duke e përfshirë edhe Bullgarinë, presim të ndihmojnë, e jo të sprapsin. Për të deklaratat e tilla nuk ndihmojnë dhe nuk janë në frymën e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

“Nëse kemi mësuar diçka në këto 30 vite turbulente ballkanike është se emocionet nuk janë aleat të mirë në zgjidhjen e çështjeve bilaterale. Ne treguam se me këta fqinj tanë mund të jemi miq. Treguam edhe se jemi të gatshëm të investojmë në një lidhje të tillë aleate dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë edhe më tej një politikë të tillë. Presim që aleatët tanë dhe miqtë tanë t’i ndihmojnë rajonit, e jo ta sprapsin. Mënyra e vetme që t’i ndihmojmë këtij rajoni është që t’i japim shans që të ketë një të ardhme më të mirë dhe evropiane”, ka thënë Shekerinska.

Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se në fillim të muajit nëntor do ta vizitojë Bullgarinë dhe do të takohet me kolegun e tij bullgar Bojko Borisov, me ç’rast do të tentojë në nivel politik t’i ndërtojë dallimet, të cilat janë paraqitur pas memorandumit bullgar. Paralajmëroi se një nga temat e bisedës do të jetë edhe Goce Dellçevi.

Zaev shprehu pritje se diskutimi për kornizën negociuese në Bruksel do të ketë përfundim të suksesshëm të Këshillit të çështjeve të përgjithshme, gjegjësisht të GAK më 10 nëntor pas çka, siç theksoi, do të jetë reale të presim mbajtje të Konferencës së parë ndërkombëtare në muajin dhjetor.

Postime të ngjashme

Çështjet historike të mos përdoren si mjet politik, thotë Gjorgiev

XH,I

Për 17 ditë janë shit mbi 44 mijë Summamed

T E

LSDM: Gjithë Evropa është goditur nga coronavirusi, vetëm Mickoski gëzohet

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...