Showbiz

Qëllohet për vdekje aktori Eddie Hassell

Zhurnal Ads

Ka vdekur aktori amerikan Eddie Hassell nga të shtënat me armë zjarri. Ai ishte vetëm 30-vjeçar.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në mëngjesin e së dielës në Texas, transmeton Koha.

Besohet se Hassell është qëlluar për vdekje nga disa persona që po tentonin t’ia grabisnin veturën. Megjithatë incidenti vazhdon të hetohet nga policia e Dallasit.

Sipas gazetës “The New York Times”, aktori është plagosur derisa po largohej nga apartamenti i të dashurës së tij, dhe pas disa orësh kishte vdekur në spital.

Eddie Hassell më së miri njihet për rolet e tij në serinë e nominuar me Oscar, “The Kids Are All Right”, dhe shoun e kanalit NBC, “Surface”.

Vdekja e aktorit është konfirmuar nga zëdhënësit e tij, për portalin “Variety”

Postime të ngjashme

Dua Lipa thyen rekord, dominon në nominimet kryesore të “Grammy Awards 2021”

S.B.

Michael Douglas tregon se si u njoh me Catherine Zeta-Jones: Ishte gjithçka që shpresoja

S.B.

Lopez kritikohet se nuk qau vërtet në ceremoninë e ‘People’s Choice Awards’

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...