Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Qëlloi me armë marokenët natën e ndërrimit të viteve, shqiptari arrestohet nga policia

Zhurnal Ads

Një 41 vjeçar me të dhëna të shumta kriminale u arrestua nga policia italiane pasi mbrëmjen e ndërrimit të viteve qëlloi me armë zjarri dy shtetas marokenë, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të shtënat me armë plagosën një 33-vjeçar dhe një 39-vjeçar.

Hetimet u zhvilluan nga agjentët e policisë koordinuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Milanos. Gjithçka ndodhi 43 minuta pas mesnatës së 31 dhjetorit. Sipas një rindërtimi fillestar, të shtënat ndodhën menjëherë pas një mosmarrëveshje në rrugë midis shqiptarit dhe dy viktimave.

Shqiptari u largua pas debatit dhe u kthye me një pistoletë të kalibrit 7.65, duke qëlluar disa herë.

Një plumb goditi në kokë 33-vjeçarin ndërsa një tjetër i ra në gjurin e djathtë më të madhit nga të dy. Kushtet e tyre u shfaqën menjëherë të dëshpëruara. Njëri prej të plagosurve është ende në rrezik për jetën.

Gjatë inspektimit në vendngjarje, policia gjeti disa gëzhoja dhe falë kamerave të sigurisë, u bë i mundur identifikimi i autorit të ngjarjes, i cili u arrestua pas më shumë se 10 ditësh. Ai ishte fshehur brenda një apartamenti ku “fshihej” nga dy gra. Ai po planifikonte të arratisej drejt Shqipërisë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

U kap me kokainë në Belgjikë, flet babai: Biseda e fundit, punoj roje në Bashki, nuk kam kontakt me deputetin

T E

Kërcënonte prindërit dhe ju merrte me dhunë para, arrestohet i riu shqiptar në Itali

T E

Meta dekreton marrëveshjen për blerjen e vaksinës antiCOVID: Hap me rëndësi…

S.B.

“Listat” jo shpikje e jona/ Balla: Është model europian, jo ekspertizë nga OSBE-ODIHR

admin

Aksidenti tek mbikalimi në Fushë Krujë, shikoni si janë bërë makinat

T E

Habit zëdhënësja e Berishës: Rama është kryeministër legjitim, pse nxiton opozita për datën e zgjedhjeve?

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...