Qendra e Gjuhëve te Huaja- Shkup ofron kurse online për gjuhë të huaja

Qendra e Gjuhëve te Huaja-Shkup (CSJ) është themeluar në vitin 1954 dhe për 67 vjet vazhdimisht ofron mësimdhënie cilësore te gjuhëve të huaja për studentë të moshave të ndryshme me profesorë të kualifikuar, duke përdorur programe dhe metoda me te sofistikuara. Ofron kurse te gjuhes angleze, gjermane, frenge, italiane, greke, shqipe, sllovene, maqedone për të huajt dhe të tjerët.

 

Kurset në Qendrën e Gjuhëve te Huaja janë në përputhje me Kornizën e Përbashkët Evropiane në nivelet e Këshillit të Evropës (ZER), nga niveli A1 në C2.

Vitin e kaluar, CSJ e pasuroi ofertën e saj me kurse online me një mësues që kanë të njëjtën cilësi në mesimdhënie sikurse në kurse me prani fizike.

Për shkak të situatës aktuale shëndetësore me Kovid-19 në shtetin tonë , mësimet në semestrin e parë do të zhvillohen online.

Regjistrimi i studenteve bëhet përmes faqes në internet https://moj.csj.edu.mk. Këtu dëgjuesit mund të informohen për formatin e kurseve, kushtet, çmimet dhe per mënyrën e pagesës.

Kurse të rregullta për të rritur zgjasin 17 javë, zhvillohen dy herë në javë nga 105 minuta. Kurse intenzive për të rriturit zgjasin 8.5 javë, zhvillohen katër herë në javë nga 105 minuta, kurse për fëmijë dhe të rinj zgjasin 34 javë dhe zhvillohen dy herë në javë nga 70 minuta.

Për studentët që regjistrohen për herë të parë në Qendrën e Gjuhëve të Huaja, ofrohet testimi online për të përcaktuar nivelin e gjuhës. Testimi është me shkrim dhe me gojë. Testimi me gojë kryhet me një datë të caktuar më parë.

Regjistrimi zgjat deri më 17 shtator 2021, dhe klasat fillojnë më 20 shtator 2021.

Kënaqësia në mësim të nxënësve tanë të rregullt është rekomandimi më i madh për qendrën tonë.

Related posts

Parashikimi i motit

D V

Qindra ushtarë të NATO-s zbarkojnë në Strugë

Redaksia

Askush nuk merr përgjegjësi për zjarrin në spitalin e Tetovës

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More