Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Qendra e re klinike është zgjidhja më e mirë, sa më shpejtë të fillojë ndërtimi

Shkup, 14 maj – Zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot ka mbajtur takim me disa ish-ministra të Shëndetësisë, me të cilët ka biseduar rreth projektit për qendrën e re klinike. Përfundimi i përgjithshëm, siç tha, ishte se tashmë shumë gjatë po bisedohet për ndërtimin dhe se ajo duhet të fillojë sa më shpejtë, si dhe se zgjidhje tjetër përveç qendrës së re klinike, në vend të ri si investim grinfilld, do të ishte zgjidhje e pjesshme. Filipçe kërkoi që opozita të jetë konstruktive dhe, siç theksoi, me bllokimin e ligjit të mos ua marrë të drejtën qytetarëve për mbrojtje adekuate dhe moderne shëndetësore.

“Sot organizuam takim me disa ish-ministra që të bisedojmë rreth projektit për qendrën e re klinike, me qëllim që të ndajmë përvoja, disa njohuri, perspektiva, sfida me të cilat ata në pjesën e tyre të mandatit janë përballur. Në praktikë qëndrimi i përbashkët është se kjo zgjidhje shumë gjatë po zvarritet dhe po bisedohet më shumë se 15-20 vite. Është arritur në njëfarë mënyre konsensus për këtë çështje se secila zgjidhje tjetër përveç qendrës së re klinike në vend të ri si investim grinfilld është zgjidhje e pjeshshme”, tha ministri i Shëndetësisë.

Vetëm qendër plotësisht e re klinike, sipas tij, mund të ofrojë lloj modern dhe të integruar të shërbimeve shëndetësore, diçka që është në vendet e zhvilluara.

“Ne mund të bisedojmë edhe për zgjidhje të tjera parimore, por e gjithë kjo nuk do të sjellë ndryshim thelbësor në sistemin shëndetësor në vendin tonë”, tha Filipçe.

Ai konsideron se sjellja e VMRO-DPMNE-së për këtë çështje është me të vërtetë jokorekte, dhe potencoi se opozita nuk ka të drejtë që ta shkurtojë mundësinë për mbrojtje më të mirë shëndetësore të qytetarëve.

“Nuk them se nuk mund të bisedojmë për alternative tjetër. Por, mungesa e diskutimit, bllokimi i ligjit me 2.000 amendamente të cilat nuk janë konstruktive është diçka që konsideroj se nuk është e arsyeshme dhe se është keqpërdorim në njëfarë mënyre i pozicionit politik. Përsëri bëj thirrje që të vijnë, të inkurajohen të bisedojmë pa dallim nëse kjo do të jetë në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend ose në debat publik i cili në fund të muajit do ta organizojmë në Kuvend në të cilin do të marrin pjesë të gjithë faktorët të cilët duhet të japin koment për këtë çështje.

Sipas tij, qytetarët meritojnë faktet çka është ajo që parashihet të ketë në qendrën e re klinike, gjithçka që është paraparë të ketë për atë shumë të mjeteve, por çka do të nënkuptonte kjo për pesë-gjashtë dekadat e ardhshme në pjesën e zhvillimit të sistemit shëndetësor.

Postime të ngjashme

Ministria e Arsimit pa detaje për vitin e ri shkollor në shtator

Zekirija Haxhiu

VMRO: Kompromisi për gjuhën, tradhti kombëtare

Zekirija Haxhiu

19 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid

Zekirija Haxhiu

Këshilli i BE-së me mbështetje të madhe për propozimin portugez

Zekirija Haxhiu

Pahor: Do të ishte tragjike për Shkupin nëse vetëm Shqipëria mer dritë jeshile për negociata

Zekirija Haxhiu

Prej nesër në Greqi mund të hyhet edhe me test të shpejtë

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...