Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

‘Qendra e Re Turistike të Valbonës hap dyert’, Rama: U shkund pluhuri i harresës

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë ditë të djelë duke sjellë në vëmendje Qendrën e Re Turistike të Valbonës, e cila do të jetë në shërbim të vizitorëve në këtë vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka zgjedhur që të promovojë Tropojë në Ditën Botërore të Turizmit. Ai nuk ka lënë pa përmendur se në këto 7 vite Tropoja është shfrytëzuar veç për vota e luftëra absurde politike.

“Mirëmëngjes dhe me Qendrën e Re Turistike të Valbonës, pjesë e programit të qendrave mikpritëse të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, e cila ka hapur dyert për turistët që të shijojnë mrekullitë e Tropojës së bukur, ku në këto 7 vjet kemi shkundur pluhurin e harresës së turpshme të atyre që Tropojën e kanë shfrytëzuar veç për vota e luftra absurde politike, ju uroj një të dielë të qetë“, shkruan Rama.

Kujtojmë se Tropoja është një ndër vendet më të bukura të Shqipërisë së veriut, ku Valbona njihet për bukurinë e ujërave të kulluar e rrugëve të gjelbëruara.

Postime të ngjashme

Mbi 912 mijë vaksinime në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Gjykata Kushtetuese pezullon gjykimin për zgjedhjet e 30 qershorit, do i drejtohet Komisionit të Venecias

Dafina Vidishiqi

Holanda lejon lëvizjen e lirë për shtetasit shqiptarë nga nesër

Dafina Vidishiqi

Rama: Dështoi BE me Ballkanin. Takimi në Shkup pas refuzimit nga BE

Dafina Vidishiqi

Kakavija hapet për autobusët e udhëtarëve nga Shqipëria

Bekim Laçi

Wizz Air sjell avionin e pestë në Rinas: Nisin fluturimet direkte drejt Barcelonës dhe Köln

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...