Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Qendra e të dhënave nënujore e Microsoft nxirret nga uji pas dy vjetësh

Dy vjet më parë, Microsoft fundosi një qendër të dhënash në brigjet e Orkney (Mbretëria e Bashkuar) në një eksperiment të egër.

Kjo qendër e të dhënave tani është marrë nga fundi i oqeanit dhe studiuesit e Microsoft po vlerësojnë se si është kryer, dhe çfarë mund të mësojnë prej saj për efikasitetin e energjisë, shkruan BBC.

Përfundimi i tyre i parë është se cilindri i mbushur me servera kishte një normë më të ulët dështimi sesa një qendër konvencionale e të dhënave.

Kur kontejneri u tërhoq nga fundi i detit rreth gjysmë milje në det të hapur pasi ishte vendosur atje në maj të vitit 2018, vetëm tetë nga 855 servera në bord kishin dështuar, transmeton Telegrafi.

Kjo krahasohet shumë mirë me një qendër konvencionale të të dhënave.

“Shkalla e dështimit tonë në ujë është një e teta e asaj që shohim në tokë”, thotë Ben Cutler, i cili ka udhëhequr atë që Microsoft e quan Project Natick.

Ekipi po spekulon se besueshmëria më e madhe mund të lidhet me faktin se nuk kishte njerëz në bord, dhe se azoti më shumë sesa oksigjeni u derdh në kapsulë.

Orkney u zgjodh për provë nga Microsoft, pjesërisht sepse ishte një qendër për kërkimin e energjisë së rinovueshme në një vend ku klima ishte e butë – ndoshta edhe e ftohtë.

Cilindri i bardhë doli nga ujërat e ftohtë me një shtresë algash, barishte dhe anemonesh detare pas një operacioni një ditor. Por brenda, qendra e të dhënave funksiononte mirë – dhe tani po shqyrtohet nga afër, në mënyrë që ekipi hulumtues të mësojë më shumë.

Qendrat e të dhënave nënujore mund të tingëllojnë si një ide e çuditshme. Por David Ross, i cili ka qenë një konsulent në industrinë e qendrës së të dhënave për shumë vite, thotë se projekti ka një potencial të madh.

Eksperimenti në Orkney ka mbaruar. Por shpresa është që rezultati të jetë ruajtja e të dhënave më miqësore me mjedisin, si në tokë ashtu edhe nën ujë.

Postime të ngjashme

Pas Facebook, alarm për Linkedin – 500 milionë profile dalin në shitje në “Dark web”

S.B.

SHBA-ja sanksionon prodhuesit kinezë të kompjuterëve

S.B.

Mineralet nga fundi i oqeanit mund të përdoren për prodhimin e baterive të veturave elektrike

S.B.

Facebook dhe Instagram bien përsëri për shumë përdorues

S.B.

Prezantohen 6 telefona inteligjentë të rinj nga Nokia

S.B.

Një gjykatë në Moskë gjobit TikTok-un për “thirrje për protestë”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...