Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Qendra Klinike Universitare, akuza se do të vidhen 500 milionë euro

Shkup, 6 maj – Zhurnal – Ndonëse u arritë një marrëveshje mes krerëve partiakë të  Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) dhe VMRO-së për zhbllokim të Kuvendit, më saktësisht të disa ligjeve të cilat qeveria I llogaritë prioritare, projekti për Qendrën Klinike mbetet I bllokuar në labirintet e shtëpisë ligjvënëse, transmeton Zhurnal.

Për këtë,LSDM akuzon VMRO-në dhe e quan parti që punon kundër interesave të shtetit, pasi vendi ka mbi 80 bjet që pret një klinikë të re moderne.

“VMRO-DPMNE gënjeu qytetarët për 11 vjet se do të ndërtoj  një qendër të re Klinike ndërsa prej saj ngelën vetëm disa llamarina në kompleksin e klinikave. Kompania me të cilën VMRO-DPMNE nënshkroi një marrëveshje për ndërtimin e Klinikës tashmë ka falimentuar”, thuhet në një komunikatë për mediat.

LSDM thekson se ndërmarrje të njohura evropiane do të përfshihen në ndërtim ndërkohë që ligji për ndërtimin parashikon një auditor të pavarur financiar që do të lejojë kompanitë “Vamed” dhe “Buig Construction” të paraqesin një ofertë për ndërtimin e Klinikës.

Paralelisht me këtë, VMRO-DPMNE,  thotë se kundërshtojnë ndërtimin e Qendrës Klinike sepse bazohet vetëm në një studim fizibiliteti prej 35 faqesh, në të cilin nuk ka projekte të qarta. Ata akuzojnë se me ligjin në fjalë, qeveria do të vjedh mbi gjysmë miliardi euro.

“Kryetari i VMRO-DPMNE-së  Hristijan Mickoski në takimin e fundit me Zoran Zaevin dha një propozim konstruktiv si zgjidhje për rinovimin e plotë të Qendrës Klinike ‘Nënë Tereza’, e cila do të kushtonte rreth 100 milion euro, si dhe ndërtimin e një qendër klinike urgjence e cila do të ishte “përballë spitalit privat ‘Zan Mitrev’ dhe me të cilën do të lidhen poliklinika ‘Bukuresht’ dhe spitali ‘8 Shtatori’, si  dhe ndërtimi i tre spitaleve klinike universitare në Tetovë, Stip dhe Manastir, dhjetë milion euro secili “, thuhet në komunikatën e opozitës maqedonase.

Postime të ngjashme

Reagon Qeveria: Nuk ka negociata për identitetin dhe gjuhën maqedonase

R Zh

Një i burgosur nga Nagoriçani i Vjetër është gjetur i vdekur në burgun “Kshanje”

R Zh

Mbi 10 mijë maqedonas marrin dozën e dytë të vaksinës ndaj COVID-19 në Serbi

R Zh

VMRO-DPMNE: Pasaportat iu dhanë mafiozëve botërorë

R Zh

Filipçe: Është evidentuar edhe një pacient me llojin indian të coronavirusit

R Zh

Takim i presidentit Pendarovski me Patriarkun ekumenik Bartolomeu

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...