Qendra për Mundësi të Barabarta “Bubamara”. Gratë sërish në sfond

Tetovë, 30 korrik – Qendra për Mundësi të Barabarta “Bubamara” nga Tetova përmes një kumtese deri në opinion shpreh shqetësim rreth pozitës së grave në takimin e liderëve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë.

 

“Gratë në rajon dhe më gjerë, në disa raste, treguan se janë shumë më tepër se shërbëtore të burrave, edhe pse këta të fundit janë ulur në pozicione që u janë caktuar nga mentaliteti patriarkal.  Fotografia më poshtë e pasqyron gjendjen e grave në rajon dhe në sytë e politikanëve tanë. I përkujtojmë liderët Zaevin, Ramën dhe Vuçiqin se qëllimi juaj nuk mund të jetë “zhvillimi i rajonit”, derisa gjysma e popullsisë së rajonit janë prezantuar si shërbëtorë të tyre”, theksojnë nga “Bubamara”.

Nga Qendra “Bubamara” thonë se vazhdimisht kanë alarmuar për nevojën për përfshirje të grave në politik[ dhe ndarje të barabartë të pozicioneve  drejtuese. Gjithashtu potencojnë se përveç kësaj, vendet me nivel më të ulët të korrupsionit, në të njëjtën kohë edhe ndër më të zhvilluarat, drejtohen nga gratë.

Related posts

Në Kuvend seancë plenare dhe tre komisione

Z H

Boçvarski në inspektim të ndërtimit të fazës së dytë të rrugës ekspres Shtip-Radovish

D V

Janë regjistruar 1.212.339 persona, 378.033 familje dhe 516.787 banesa

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More