Qendrat shëndetësore verore, Manastirliu: Më shumë se 36 mijë qytetarë u shërbyen nga ekipet mjekësore

Prej muajit qershor, stafi i përkushtuar ofron shërbim shëndetësor 24 orë pa ndërprerje në qendrën shëndetësore verore për pushuesit dhe turistët në zonën e Qeparoit.

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, theksoi sot se “nga veriu në jug, në 29 qendra shëndetësore verore janë shërbyer më shumë se 36 mijë qytetarë nga ekipet tona mjekësore në territor”.

Manastirliu u shpreh se falë këtij shërbimi, qytetarët janë trajtuar në kohë dhe me cilësi, duke shmangur edhe fluksin në spitale, ndërsa për çdo emergjencë është bërë koordinimi nga Urgjenca Kombëtare, me autoambulancat e dedikuara afër zonave turistike.

Qendrat shëndetësore verore u hapën në 15 qershor, ku për herë të parë u përfshi edhe testimi i shpejtë për çdo rast të dyshuar me COVID-19, për një sezon turistik të sigurt. Në këto qendra shërbejnë më shumë se 170 mjekë dhe infermierë.

Related posts

Ambasada amerikane në Tiranë i bën thirrje Rusisë: Lirojeni menjëherë Alexei Navalnyn

Redaksia

COVID19/ MSH: 959 raste të reja, 6 humbje jete në 24 orët e fundit

D V

Situata e Covid 19 në vendin tonë; Rastet e reja në 24 orët e fundit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More