Forcat policore tashmë kanë dalë në hyrje-daljet e kryeqytetit për të bllokuar të gjithë ata persona të kalojnë e që nuk kanë arsye.
Por, në këto momente, tollovi e madhe është shkaktuar, sidomos në hyrjen për në Prishtinë nga Veterniku.
Arsye për këtë mësohet të jetë fakti se bizneset nëpër qendrat tregtare jashtë qytetit po i detyrojnë punëtorët të qëndrojnë në vendet e tyre të punës deri në orën 19:00, kur edhe hyn në fuqi ora policore në Prishtinë, raporton Zeri.info.
Megjithatë, Policia ka thënë se do të bëjnë tolerime për ata qytetarë që e arsyetojnë daljen pas orës 19:00, do të lejohen të kalojnë.
Por, zyrtarët policorë kanë kërkuar mirëkuptim nga ana e pronarëve të bizneseve për punëtorët e tyre dhe t’i lirojnë më herët.https://zeri.info/inarticle.html
Gjobat për moszbatim të masës së orës policore shkojnë deri në 200 euro për ata qytetarë që kapen duke qarkulkuar pa leje përkatëse.