Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Qëndrimet e liderëve bullgarë ndaj Maqedonisë pjesë e fushatës elektorale

Shkup, 16 janar – Maqedonia dhe Bullgaria duket të jenë larg arritjes së një kompromisi për çështjet e hapura që kanë bllokuar Shkupin në nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Bullgaria, në muajin nëntor të vitit të kaluar, e ka penguar hapjen e negociatave me arsyetimin se ende nuk ka marrëveshje për gjuhën maqedonase, identitetin, aspektet historike, pakicën bullgare në Maqedoninë e Veriut, pretendimet territoriale, gjuhën e urrejtjes, që janë vetëm disa çështjet e hapura, për të cilat Bullgaria kërkon zgjidhje.

Autoritetet e Shkupit, ndërkohë, kanë bërë të ditur se me palën bullgare mund të bisedojnë për gjithçka, në veçanti për zbatimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë, të nënshkruar më 2 gusht 2017, por jo edhe për çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin. Në muajin mars në Bullgari do të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare. A kanë të bëjnë qëndrimet e forta bullgare në raport me Maqedoninë me fushatën elektorale që po zhvillohen atje? A mund të zbutet ky qëndrim pas zgjedhjeve? Shefja e diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva, sëfundmi ka deklaruar se është gabim i madh të pretendohet se Sofja mund të ketë qëndrim më të zbutur pas zgjedhjeve, meqë sipas saj, tashmë atje është arritur një unitet i fuqishëm sa i përket temave të hapura me Maqedoninë e Veriut, shkruan Zhurnal.mk

Xhelal Neziri, njohës i çështjeve politike dhe drejtues i Qendrës për gazetari hulumtuese, beson se megjithatë në qëndrimet e liderëve bullgarë kundrejt Maqedonisë së Veriut ka elemente të fushatës elektorale. “Është e qartë se qeveria e kryeministri Bojko Borisov dhe zëvendëskryeministri Krasimir Karakaçanov që udhëheq partinë VMRO, janë kritikuar në vazhdimësi nga opozita se kanë arritur një marrëveshje të dobët me Maqedoninë e Veriut në vitin 2017, në krahasim me marrëveshjen që kishte arritur Greqia me Maqedoninë e Veriut. Për të përmirësuar këtë imazh apo ‘gabim’ kemi insistimin kryesisht të Karakaçanovit, i cili kërkon një revidim të marrëveshjes së vitit 2017, për të përcaktuar qartë se cila pjesë e historisë është bullgare, cila pjesë është e përbashkët dhe cila pjesë është maqedonase. Pra, unë mendoj se kjo çështje apo ky kontest ka të bëjë kryesisht me situatën e brendshme politike atje dhe me zgjedhjet që pritet të mbahen në Bullgari në muajin mars”, ka deklaruar Neziri për Radio Evropa e Lirë, përcjell Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Zhurnal mëson / Afaristi i mirënjohur, Argëtim Saliu kandidat për kryetar komune i koalicionit ASH – AAA për Strugë?

Bexhet Musliu

Bilall Kasami dhe gjithë funksionarët e Lëvizjes Besa bëjnë thirrje për Regjistrim të popullatës

T E

“Shtetësia”, janë paraqitur rreth 1 000 persona

T E

Hoxha: Deri më 31 mars do të prolongohet afati për blerjen e edhe 1.500 tonë duhan

Bexhet Musliu

Izraeli lider në botë, Serbia ndër të parat, ja në cilat vende kryesojnë me programet e imunizimit

T E

Arrestohen dy shtetas britanez në aeroportin e Shkupit me test PCR të falsifikuar

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...