Agjencia Zhurnal.mk

Qeni drejton Mercedesin, e ndal policia

Skena komike në të cilën shihet qeni duke drejtuar Mercedesin-Benz na vjen nga Australia.

Policia australiane ka publikuar foton në të cilën shihet se si e kanë ndalur automjetin e tipit Mercedes Benz.

Asgjë nuk do të ishte e çuditshme sikur pas timonit të mos ishte një qen, ndërsa automjeti ishte lodër që vihej në lëvizje përmes akumulatorit.

Siç transmetonte Herald Sun, policja Linda Giblet ndodhej në patrullim kur vuri re qenin se si po qëndronte pas timonit të Mercedesit dhe thjesht ishte e detyruar të afrohej, transmeton Koha.net.

“Nuk mund iu besonim syve tanë dhe thjesht ishim të detyruar ta ndalnim dhe ta shikojmë nga afër. Kjo na ndreqi ditën”, ka thënë Linda Giblet.

Fotoja e policisë dhe e qenit shofer u publikua përmes Facebookut.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...