Kosovë

Qentë endacakë sulmojnë një fëmijë 12-vjeçar, nëna e tij thotë se do të padis Komunën e Prishtinës

Zhurnal Ads

Qytetarët në Prishtinë tash e një kohë janë të shqetësuar nga qentë e shumtë endacak. E, në kohët e fundit janë raportuar edhe raste kur qytetarët janë sulmuar nga qentë endacakë,  pavarësisht këtyre rasteve, Komuna e Prishtinës deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.

Së fundmi, nga qentë endacak është sulmuar edhe një fëmijë 12-vjeç, transmeton Telegrafi.

Vlora Konushevci, një banore e Prishtinës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është sulmuar djali i saj dhe se për këtë ai ka marrë trajtim mjekësor.

Konushevci në shkrimin e bërë ka kërkuar nga qytetarët të cilët kanë pasur përvoja të tilla me qentë, ta kontaktojnë atë dhe ta padisin Komunën e Prishtinës.

“Sot, në orën 11:15, edhe djali im 12 vjeç është sulmuar nga qentë endacak. Njëri prej tyre e ka kafshuar për të cilën gjë është dashur trajtimi mjekësor. Djali ka qenë veç vet duke u kthyer prej ushtrimeve në rrugën C. Fati i tij që ishte mesi i ditës dhe disa punëtorë të ndërtimtarisë i kanë dalë në ndihmë, duke shpëtuar nga lëndimet më të mëdha fizike, teksa për pasojat psikike s’po flasë”, ka shkruar ajo.

Për më shumë, reagimi i plotë:

“Unë s’kam nevojë për alarm! Gjumin ma nxjerrin hungërimat e llavës së qenve endacak, agresivë dhe të shumtë në numër.

“Shihni plagët e 9 vjeçares që u sulmua nga qentë endacak”, “Një punëtorë i “Pastrimit” sulmohet nga qentë endacak”, “Qentë endacak sulmojnë dy qytetarë në shesin “Zahir Pajaziti”, “Sulmohet nga qentë endacakë dhe merr lëndime trupore – Komuna e Prishtinës nuk ia mori parasysh ankesën”, “Qentë endacakë uzurpojnë Prishtinën”.

Këto janë veç disa nga rastet e raportuara në media këta dy muajt e fundit.

Sot, në orën 11:15, edhe djali im 12 vjeç është sulmuar nga qentë endacak. Njëri prej tyre e ka kafshuar për të cilën gjë është dashur trajtimi mjekësor. Djali ka qenë veç vet duke u kthyer prej ushtrimeve në rrugën C. Fati i tij që ishte mesi i ditës dhe disa punëtorë të ndërtimtarisë i kanë dalë në ndihmë, duke shpëtuar nga lëndimet më të mëdha fizike, teksa për pasojat psikike s’po flasë.

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ku e dërgova për trajtim, mjekja më tregoi që çdo ditë i pranojnë nga 4-5 raste të fëmijëve që sulmohen nga qentë endacakë vetëm në atë lagje (Mati 1).

Kryetar,Shpend A. Ahmeti  a duhet me vdekë ndonjë fëmijë që ju me marr masa për këtë fenomen të rrezikshëm? Sa fëmijë apo pleq duhet me u lëndu apo rreziku për jetë që ju me reagu? Në veçanti kur tash do të fillojë procesi mësimor dhe fëmijëve u fillon mësimi në 7:30!

Bashkëqytetarë të dashur, me anë të kësaj letre publike ju ftoj të gjithë ju që keni pas përvoja të tilla të më kontaktoni në mënyrë që t’i bëjmë bashkë faktet, të angazhojmë një avokat bashkërisht dhe ta padisim komunën e Prishtinës”.

Postime të ngjashme

Deputetja e PDK-së: Kosova po përballet me katastrofë humanitare, COVID-19 jashtë kontrollit

D XH

Izraeli: Vendosja e ambasadës së Kosovës dhe Serbisë në Jerusalem, hap drejt paqes

admin

Behgjet Pacolli i reagon Vjosa Osmanit: Leni anash inatet politike, Kosovës i nevojitet marrëveshja me Serbinë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...